Home » Posts tagged with "Majlinda Kelmendi"

Majlinda: Jam njeriu më me fat në botë

Krenaria e sportit tonë, në vitin që po e lamë pas, ka shkëlqyer duke fituar titullin e kampiones së Evropës për sendore, si dhe duke fituar titullin e Kampiones së Botës për të dytën herë. Intervistoi: Dëfrim Puka Suksesi i Majlinda Kelmendit në tapetet e nxehta evropiane e botërore, ka bërë që gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë me xhudisten pejane, e cila në mënyrën më... 
Etiketat:

Majlinda Kelmendi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Majlinda Kelmendi, sot është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave të Republikës së Kosovës, për arritjet e saj në sportin e xhudos, njofton zyra e Presidencës, raporton AA. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot sportisten me famë botërore, kampionen absolute të botës në xhudo për vitin 2014, Majlinda Kelmendin, duke i dhënë Medaljen Presidencial... 

Majlinda, ‘Supersportistja e vitit’

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, edhe këtë vit ka fituar çmimin “Supersportistja e vitit 2014” të ndarë nga Grupi KOHA. Ky ishte çmimi kryesor në ceremonialin “Sportisti i vitit 2014” i organizuar të hënën në hotelin “Emerald”. Ky është edicioni i 16-të rresht i mbajtur nga Grupi KOHA. Nora Gjakova është shpërblyer me çmimin Sportistja e Vitit, ndërsa... 

Kuka kërkon pasaportë diplomatike për Majlindën

Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij me shtetin e Kosovës që nuk i ka krijuar një pasaportë diplomatike Majlinda Kelmendit. Trajneri i xhudistes më të mirë në botë, Majlinda Kelmendit, po kërkon që sportistët e tij të pajisen me pasaporta diplomatike në mënyrë që t’u shmangen pritjeve... 

Majlinda nderohet me çmimin “Dritan Hoxha 2014”

Majlinda Kelmendi është nderuar me çmimin “Dritan Hoxha 2014”, që akordohet nga Fondacioni me të njëjtin emër, për arritje të shkëlqyera në sport duke ngritur lart sportin dhe emrin shqiptar. Ky çmim i xhuydistes kosovare erdhi vetëm disa ditë pasi ajo u shpall Xhudistja më e Mirë në Botë nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. “Në përgjithësi, viti 2014 ka... 

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova udhëtojnë për në Brazi

Dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kuka, të premten (sot) udhëtojnë për në Rio de Janeiro të Brazilit, ku javën tjetër mbahet Kampionati botëror në xhudo. “Majlinda është bartëse e grupit dhe llogaritet ndër favoritet për medalje në kategorinë deri 52 kg, Nora shkon në botëror si e 27-ta në ranglistën botërore. Ajo kërkon... 

Euronews: Kelmendi shkëlqen në Gjermani

Kosovarja Majlinda Kelmendi ka bërë një performancë të shkëlqyer për të fituar medaljen e artë në kategorinë e femrave nën 52 kilogramë në turneun “Judo Grand Prix” në Duesseldorf – shkruan Euronews. Kanali i njohur informativ ka bërë një artikull, të cilit ia ka bashkëngjitur një video në faqen e vet të internetit, mbi suksesin e krenarisë së sportit shqiptar. Euronews... 

Kosova ende pa rregullore për shpërblimin e sportistëve

Dy javë më parë Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi i sollën medalje Kosovës nga kampionati evropian për xhudistët deri 23-vjet. Kelmendi fitoi medaljen e artë, ndërsa Krasniqi të bronztë. Për Kosovën këto ishin medaljet e para të këtij viti, të fituara në garat e nivelit të lartë si kampionatet botërore e evropiane, në sportet olimpike. Kosova u mburr me suksesin e dy xhudisteve... 
Etiketat:

Londra 2012: Majlinda nesër sfidon vetën

Shpresa e kombit tonë në Londra 2012, Majlinda Kelmendi, do të paraqitet për herë të parë të dielën në ora 9:30, ku do të luftojë për ndonjërën prej medaljeve olimpike. Majlinda do të paraqitet në kategorinë gjysmë të lehtë(48-52 kg), e ku përballë do të ketë xhudistet më të mira në botë, si japonezen Yuko Nishida, e cila është xhudistja më e mirë në botë. Sportistja... 
Etiketat:

Majlinda Kelmendi u nis për në Londër

Xhudistja Majlinda Kelmendi u nis sot për në Londër ku do të jetë pjesë e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike 2012. Ministri i Sportit dhe i Kulturës, Memli Krasniqi, Majlindës i dhuroi flamurin e shtetëror të Kosovës. Majlinda do të prezantohet më 29 korrik ndërsa LO fillojnë me 27 korrik.  Read More →
Etiketat: