Home » Posts tagged with "Kosovës"

Ndërroi jetë Miomir Dashiq

Federata e basketbollit e Kosovës, me anë të një komunikate për media njoftoi se sot në Zveçan ka vdekur Miomir Dashiq, nënkryetar i FBK-së dhe ish-basketbollist i shquar kosovar, si dhe trajner i ekipit Bambi nga Mitrovica, i cili tash sa vjet garon në Ligën e parë të basketbollit të Kosovës. Dashiq, 54-vjeçar, ishte punëtor i dalluar sportiv, i cili një kohë të gjatë kontribuoi në... 

Nuk e ndal as mosha

Arben Muçolli ka qenë edhe kreator i fitores së Besa Famiglia nga Peja në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët shënuan fitore me rezultat 28:24, duke iu falënderuar edhe hendbollistit Muçolli, i cili shënoi dhjetë gola. Fitore që Besën e bënë edhe kryesuese të tabelës dhe tashmë hiqen edhe kandidat... 

Prishtina e Hysi ndajnë kreun e klasifikimit

Prishtina ka rimarrë kreun e klasifikimit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, pas fitores së lartë ndaj Ballkanit me rezultat 3:0. Fitorja e Prishtinës i sheh Plisat në pozitën e parë, me 17 pikë, po aq sa ka edhe Hysi, por në pozitën e dytë. Vellaznimi shënoi fitore falë një Dardan Rugove i cili ishte fantastik me një gol dhe një asistim ndaj Trepçës. Në Ligën e... 

Kosova nxjerr një futbollist evropian çdo dy vjet

Fatos Beqiraj është futbollisti i fundit i nivelit evropian që ka dalë nga Kosova. Atij po i bëhen tri vite që ka braktisur Besën e Pejës dhe futbollin e Kosovës dhe tani ka mbërritur në Dinamo të Zagrebit, një klub që përherë është pretendent për të qenë pjesë e fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Vlera e sulmuesit 22-vjeçar, sipas faqes së specializuar për transfere... 

FFK-ja kërkon inkuadrimin e skuadrave serbe

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës të hënën kanë vizituar Komunën e Kamenicës dhe të Ranillugut dhe kanë kërkuar nga to të inkuadrojnë skuadra të nacionalitet serb në garat e FFK-së. “Përpjekjet e FFK-së janë për të inkuadruar të gjithë pjesëtarët e etnive në futbollin e Kosovës, duke çmuar shumë angazhimin dhe gatishmërinë e të rinjve serbë. Krerët... 

Kosova mposhti edhe Debrecenin në boks

Boksierët e Përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar fitoren e dytë rresht në Ligën Ndërkombëtare “Boxing One”. Të dielën, në Prishtinë, Kosova fitoi kundër ekipit hungarez Debrecen DVSC me rezultat 8:6. Një ditë më herët, në Ferizaj boksierët e Përfaqësueses së Kosovës mposhtën edhe Vasasin e Hungarisë me rezultatin 9:5. Në të vërtetë, shtatë nga tetë... 

Një fitore dhe një humbje e Majlinda Kelmendit

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Majlina Kelmendi ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë, duke e mposhtur fituesen e medaljes së bronztë të Lojërave Olimpike 2008, Haddad Sorajën. Ky takim u zhvillua në kuadër të rrethit të dytë, pasi në rrethin e parë maljinda ishte e lirë. Në rrethin e tretë, ndërkaq, Majlinda u ndesh... 

Prishtina varet nga kthimi i futbollistëve

Kryetrajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, tha se të hënën vendoset përfundimisht se a do të shkojnë apo jo në përgatitje të përbashkëta jashtë Kosovës. Sipas tij, Prishtina deri më tash ka zhvilluar tri ndeshje miqësore dhe ka arritur po aq fitore. Prishtina shënoi fitore edhe ndaj rivalit të qytetit Flamurtarit me rezultat 1:0. “Në ndeshjen me Flamurtarin futbollistët e mi dëshmuan...