Home » Posts tagged with "Hysi"

Zabërxhës pak i qesin topa mesfushorët

Hysi nga Podujeva i ka çuar lart duart për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Barazimi në shtëpi me Ferizajn me rezultat 1:1 e ka lënë edhe për tetë pikë larg kryesuesit të tabelës, Trepçës nga Mitrovica. Dilema tjetër është se njëri prej sulmuesve më efikas në stinorin vjeshtor, Enis Zabërxha, vazhdon agjërimin në pranverë. Ai assesi të... 

Sot Hysi kundër Lirisë

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Lirisë së Prizrenit, Uliks Emra, tha se qëllimi i skuadrës së tij është të dëshmojnë futboll cilësorë në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Liria është në vendin e katërt me 40 pikë të tubuara dhe vetëm shtatë pikë larg vendit të parë në tabelë, Trepçës. Prizrenasit në stinorin pranveror po dëshmojnë lojëra mjaft të mira... 
Etiketat: , ,

Prekazi shkarkohet nga posti i kryetrajnerit

Luan Prekazi është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit me vendim të kryesisë së klubit të futbollit Hysi nga Podujeva. Lajmin e bën të ditur Hysen Sadiku, pronar i KF Hysit. “Është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit Luan Prekazit. Megjithatë ai do të mbetet në klub në cilësinë e këshilltarit dhe drejtorit të shkollës së futbollit. Ushtrues i detyrës së trajnerit është emëruar... 

Selmani: Të shkelim më këmbë për toke

Kosova e Vushtrrisë triumfoi në Merdare ndaj Hysit me Rezultat 2:1, e cila fitore i ka gëzuar jashtëzakonisht shumë jo vetëm drejtuesit e futbollistët e kësaj skuadre, në fakt edhe adhuruesit “Forcat”. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani, tha se ishte një fitore e madhe, por që sipas tij, duhet shkelur me këmbë për toke dhe jo të fluturojnë nga gëzimi. “Ka qenë një... 

Hysi zuri në thua!

Humbje më tronditëse e javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll padyshim është e skuadrës së Hysit nga Podujeva. Hysi pësoi humbje në vatër të vet me rezultat 2:1 nga Kosova e Vushtrrisë. Një humbje që zbeh sadopak gjasat e Hysit në luftë për titullin e kampioni. Vushtrriasit prej se kanë marrë kryetrajner Agron Selmanin po mrekullojnë me lojëra dhe... 

Hysi ankohet se është dëmtuar rëndë!

Hysi luajti baras (2:2) në Gjakovë me Vëllaznimin, por sipas tyre e kanë merituar fitoren. Ky ka qenë edhe barazimi i katërt i Hysit në stinorin pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Sipas drejtuesve të klubit Hysit, pas ndeshjen janë sulmuar nga disa persona të pandërgjegjshëm. “Është e vërtetë që është qëlluar autobusi me gurë dy-tri herë, fatmirësisht... 
Etiketat: ,

Lëndimet e bëjnë të veten!

Hysi nga Podujeva, fitues i kupës, nuk po i shkon mirë në stinorin pranveror sikurse në vjeshtë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Nga katër ndeshje, tri herë barazuan, pësuan një humbje dhe nga 12 pikë të mundshme fituan vetëm tri. Disa thonë se këto janë dështimet e Hysit, disa vlerësojnë se nuk kanë pasur fat. Këto rezultatet e dobëta të kësaj skuadre tashmë... 
Etiketat: ,

Hysi dështoi edhe një herë si vendas

As pas katër javësh të edicionit pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Hysit nuk arritën që të shijojnë fitoren e parë, pasi të mërkurën në Merdar, në përballje me KF Prishtinën luajtën baras me shifrat 0:0. Edhe pse kësaj radhe patën mundësi që në minutat e lojës shtesë të shënojnë nga pika e bardhë, mirëpo zëvendësuesi Mentor... 
Etiketat: , ,

Pesë ndeshje, një gol!

Pas luftës e këndej është kthyer rekordi i fukarallëkut të shënimit të golave në elitën e futbollit të Republikës së Kosovës. E pakapshme për kokën e njeriut, por shumë e vërtetë, pesë ndeshje dhe vetëm një gol! Sulmuesit e kanë pasur një ditë të keqe saqë nuk mbahet mend në futbollin e Kosovës. Vetëm Ferizaj ka shënuar fitore të zorshme me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit... 

Dy javë jashtë fushës!

Sulmuesi i Hysit nga Podujeva, Elhami Berisha, ka lënduar mjaft keq gjurin e këmbës dhe ka mbetur jashtë fushës për dy javë me radhë. Berisha është një nga futbollistët më luftarakë në elitën e futbollit, por mungesa e tij do të jetë pengesë e madh për skuadrën e Hysit në takim me Prishtinën. “Gjatë ndeshjes me Drenicën në Skenderaj kam lënduar gjurin e këmbës. Në pamje...