Home » Posts tagged with "FVK"

A ka pasur falsifikime në FVK

Trajneri ferizajas, Ibrahimi, shpreson të rikthejë ndeshjen e humbur me rezultat zyrtar nga KV Drita, ndërsa Komisari i Garave i FVK-së, Buçani, tha se rasti është në dorë të Komisioni Disiplinor. Edicioni vjeshtor në volejboll në konkurrencën e femrave ka ditë që ka përfunduar, por jo edhe pakënaqësitë e ankesa që drejtohen në drejtim të Federatës së Volejbollit të Kosovës.... 

Mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i FVK-së

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës njoftoi se me 7 korrik do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshme i FVK-së. Në shkresë thuhet se do të jenë zgjedhjet e parakohshme të kësaj federate. Kuvendi mbahet me 7 korrik, në shtëpinë e sportit në Prishtinë, me fillim në orën 11:00. Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet më shumë si rezultat i përplasjeve së fundit që kanë... 
Etiketat:

‘Heshtja’ e Abedinit!?

Abedin Ibrahimi, delegat i kuvendit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka qenë njëri prej më të zëshmit kur ka hedhur një breshëri kritika në muajin mars por edhe më vonë në adresë të Federatës së Volejbollit të Kosovës për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve financiare. Ibrahimi pati deklaruar atëkohë se nuk janë të arsyetuara të paktën 44 mijë euro dhe sipas... 
Etiketat: ,

Nganjëherë verbohen sytë

Më në fund do të zhvillohet ndeshje e parë e finales së play-offit në Superligën e Kosovës në volejboll (femrat) në mes Universitetit të Prishtinës dhe Kastriotit nga Ferizaj. Kryetrajneri i Kastriotit tha se në njëfarë mënyre iu ka dhënë “ultimatum” FVK-së se nëse deri të hënën nuk caktohet zhvillimi i ndeshjes së parë finale, ai do të tërhiqet nga garat e play-offit. “Ultimatum”... 
Etiketat: , , ,

Hendbolli me katër skuadra në Evropë

Pas shumë hamendje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Hendbollit Evropian (EHF-i) më në fund vendosën që Kosovës t’i lejohet pjesëmarrja me katër skuadrat në garat evropiane. Ky është lajmi më i mirë për hendbollin e Kosovës në veçanti për klubet që do të jenë pjesëmarrëse, si: Kastrioti i Ferizaj, në kupën e EHF-it, Besa Famiglia nga Peja, në kupën e fituesve të... 
Etiketat: ,

Finalja e kupës në Ferizaj

Zyrtarët e Federatës së Volejbollit të Kosovës vendosën që finalja e kupës së Kosovës në volejboll të zhvillohet të mërkurën (ora 19.00) në palestrën e Sportit Bill Klinton” në Ferizaj. Në finale do të luajnë AKPA Te Luzha nga Ferizaj dhe Peja, në të cilën pritet një lojë e mirë në mes këtyre skuadrave. Peja skuadër që befasoi për të mirë në këtë edicion, e cila... 
Etiketat: , , ,

Shumë paqartësi!

Federata e Volejbollit e Kosovës mbajti kuvendin e punës, ku si pikë e veçantë ka qenë aprovimi i raportit financiar të periudhës 2008. Kuvendin e përshkroi një atmosferë mjaft e rëndë dhe me shumë vërejtje nga delegatët. Kryetari i FVK-së, Musa Selimi, fillimisht tha para kuvendarëve se ka qenë një lëshim teknik në lidhje me raportin financiar në kuvendin e kaluar, por të cilat... 
Etiketat: ,

Nuk i durojnë dallaveret, tërhiqen nga garat!

Klubi i volejbollit TG Prishtina në shenjë pakënaqësie, sipas tyre, ka shumë dallavere në volejboll janë tërhequr nga garat e Superligës së Kosovës në volejboll-meshkujt. “Lidhur me vendimin e Bordit të Federatës së Volejbollit së Kosovës, për regjistrimin e ndeshjes së javës së parë për kupë të Kosovës, e zhvilluar me 29.04.2010 në Gjilan në mes KV TG Prishtina dhe KV... 
Etiketat: ,

Musa thotë se i ka duart e pastra

Ka kohë që zhvillohet zhurmë në sportin e volejbollit. Disa e akuzuan numrin një të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Musa Selimin për keqpërdorim të mjeteve financiare. Madje i shtruan pyetje ku mbetën 44 mijë euro? Zhurma në volejboll në fakt ka nisur nga 12 marsi i këtij vitit e këndej dhe të mërkurën pritet të zbardhen të gjitha ato thashethemet që fliten në opinionin... 
Etiketat: ,

Ballafaqimi më joshës Drita- Tr.Gr Prishtina

Në lokalet e Federatës së Volejbollit të Kosovës, është hedhur shorti për edicionin e kupës së Republikës së Kosovës në të dyja konkurrencat. Ballafaqimi më interesant është ai në mes Dritës nga Gjilanit dhe Tr.Gr Prishtina. Ndërkaq, Ulpiana e sfidon Therandën mjaft solide, kurse AKPA Te Luzha nga Ferizaj që kryeson tabelën në Superligë ka punë të lehtë me Pejën. Drenica...