Home » Posts tagged with "Ferizaj"

Nuk e ndal as mosha

Arben Muçolli ka qenë edhe kreator i fitores së Besa Famiglia nga Peja në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët shënuan fitore me rezultat 28:24, duke iu falënderuar edhe hendbollistit Muçolli, i cili shënoi dhjetë gola. Fitore që Besën e bënë edhe kryesuese të tabelës dhe tashmë hiqen edhe kandidat... 

Selmani: Të flasim më pak, të “përgaditemi” më mirë!

Ferizaj duket se është më i përgatitur se kurdoherë për fillimin e Kampionatit të ri të Kosovës në futboll. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani, tha se përgatitjet kanë rrjedhë si është më së miri dhe në të gjitha repartet është rritur edhe cilësia e lojës. Si të gjitha skuadrat të tjera të elitës së futbollit, edhe ferizajasit përgatitjet i kanë zhvilluar në... 
Etiketat: ,

Keq e më keq

Katër klubet e hendbollit nga Kosova që bëjnë pjesë në garat evropiane, si Kastrioti i Ferizajt, kampion, Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës (meshkujt), Prishtina, kampione, Kastrioti, fitues i kupës (femrat) janë në hamendje të përforcohen apo jo. Në afatin kalimtar që ka nisur prej një korrikut asnjëra prej këtyre skuadrave nuk ka sjellë përforcime adekuate përveç Kastrioti... 
Etiketat: , , ,

Të shkapërderdhur

Nuk mbahet mend që Ferizaj ndonjëherë ka pasur basketboll të nivelit të duhur apo ndonjë organizim të mirëfilltë. Gjithmonë e kanë pasur një organizim për një muaj dhe në fund kanë ardhur në gjendje të mjerueshme të jesh apo të mos jesh. Klubi i basketbollit Kastrioti i Ferizajt është në gjendje të mjerueshme dhe i shkapërderdhur pothuajse në tërësi. Në pritje që të... 

Pranë titullit të parë

Volejbollistët e AKPA Te Luzha nga Ferizaj, janë në prag të titullit të parë të Kosovës (meshkujt). Ferizajasit udhëheqin me rezultat 1:0 në fitore në ndeshjen finale të play-offit kundër Trasing Group Prishtina. Ballafaqimi i dytë zhvillohet të enjten mbrëma në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, me fillim në orën 19.00. Prishtinasit kanë vetëbesim në vete dhe... 
Etiketat: ,

E pavendosur

Njëra prej hendbollisteve më të mira në Kosovë, Shqipe Tahiri, është duke shqyrtuar mundësinë të qëndrojë në radhët e Kastriotit të Ferizajt apo të gjejë ndonjë klub të ri. Kjo hendbolliste është e pavendosur sesi do të ia bëjë tashmë, pasi nuk ka edhe kontratë me klubin ferizajas, me të cilën kanë fituar edhe trofeun e kupës së Republikës së Kosovës. “Klubi i Kastrioti... 

Abazi ndahet me Ferizajn në mënyrë më të mirë

Skuadra e futbollit Ferizaj në ndeshjen e javës së fundit shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Gjilanit dhe kësisoj siguroi mbetjen në Raiffeisen Superligë. Arsim Abazi, kryetrajner mënjeherë pas ndeshjes ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit ferizajas. Abazi me punën e tij që bëri së bashku me futbollistët me gjithë ato vështirësi që hasën siguruan mbetjen... 

Kastrioti kremtoi titullin e ri

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj janë kampion i ri i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Ferizajasit në ndeshjen e javës së fundit në shtëpi shënuan fitore me rezultat 33:25 në ballafaqim me Drenicën nga Drenasi. Pas dhjetë vjetësh rikthehet titulli në qytetin e hendbollit, që është kremtuar në mënyrën më të mirë. Kastrioti nga 28 ndeshje... 
Etiketat: , ,

A do ta kremtojnë titullin në Ferizaj?

Ndeshja e dytë finale e play-offit të Superligës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave në mes Kastriotit të Ferizajt dhe Universitetit të Prishtinës, do të zhvillohet të enjten mbrëma me fillim në orën 20.00, në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Volejbollistet e Universitetit janë duke udhëhequr me rezultat 1:0 në epërsi me fitore dhe vetëm edhe... 

AKPA Te Luzha dhe Tr.g, Prishtina – afër finales

Volejbollistët e AKPA Te Luzha nga Ferizaj dhe Trasing Group Prishtina janë afër finales së Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. AKPA Te Luzha edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit pret fitore kundër Therandës. Ndeshjen e parë ferizajasit e fituan me rezultat 3:0, ndërsa takimi i dytë luhet të enjten në orën 20.00 në palestrën e sportit në Therandë. Të...