Home » Posts tagged with "FBOXK"

Salihu i gatshëm të pajtohet me FBOXK-në për hir të boksit

Pjesëmarrësi i trefishtë i Lojërave Olimpike, Aziz Salihu, është i gatshëm t’ua shtrijë dorën e pajtimit zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës për hatër të boksit të Kosovës. Kështu ka thënë të hënën në një konferencë për shtyp fituesi i medaljes së bronztë olimpike nga viti 1984. Kjo kthesë në qëndrimet e tij karshi FBOXK-së vjen vetëm një ditë pasi... 

Të shtunën dhe të dielën do të mbahet turneu ndërkombëtar “Dorëza e artë”

Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës njoftojnë se të shtunën dhe të dielën e kësaj fundjave do të mbahet turneu ndërkombëtar “Dorëza e artë” në boks. Turneu do të zhvillohet në Shtërpcë dhe pritet të marrin pjesë boksierët nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe boksierët e kombëtares së Kosovës. Turneu fillon të shtunën në orën 12.00, ndërsa po... 
Etiketat: ,

Të gatshëm për turneun “Lah Nimani”

Për herë të tretë do të mbahet turneun ndërkombëtar kushtuar trajnerit legjendar të boksit, Lah Nimani. Krerët e Federatës së Boksit të Kosovës bënë të ditur se ky turne është i treti më radhë dhe do të jetë më madhështor se dy të parët. Turneu mbahet të shtunën, me 29 maj, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Zyrtarët e federatës thonë se janë bërë... 
Etiketat: ,

Shkuan për titull, u kthyen të turpëruar

Kombëtarja e Kosovës në boks ka pësuar dy humbje me rezultat të thellë 11:3 e 12:2 nga klubi i boksit Vasasi përkatësisht Debreceni. Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës para nisjes për në Hungari patën deklaruar se në Budapest nuk do të shkojnë vetëm sa për të marrë pjesë, por do të dëshmojnë traditën e boksin që ka Kosova dhe do të luftojnë për titull. Mirëpo,... 
Etiketat: , ,

Interpoli arreston gabimisht trajnerin e KBO Gjakovës

Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës ka reaguar shumë ashpër me rastin e arrestimit te ish-boksierit dhe trajnerit të klubit të boksit Gjakova, Bujar Bobani (Buki). Në komunikatën e federatës thuhet se sipas informatës telefonike të vëllait, Arben Bobani, Bujari është arrestuar nga Interpoli në Aeroport të Munihut të Gjermanisë, i cili ishte duke udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara... 

Kombëtarja e Kosovës rinis përgatitjet

Kombëtarja e Kosovës në boks ka rinisur përgatitjet në prag të meçit me Galantën nga Sllovakia, e cila zhvillohet me 1 maj në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Në përgatitjet të cilat zhvillohen në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj stërvitin këta boksierë: Shkëlqim Muja (57 kg), Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg), Milot Shabani (69 kg),... 
Etiketat: , ,

Peci – kandidat për përzgjedhës

Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës njoftojnë se është mbyllur konkursi për përzgjedhës të kombëtares së Kosovës në boks. Sipas zyrës së FBOXK-së, kandidaturën për përzgjedhës e kanë paraqitur dy kandidatë. Xhevdet Peci, aktualisht drejtor i kombëtares së Kosovës, si dhe Musli Zymberi, i cili udhëheq KBO Drita nga Gjilani. Është pritur një numër më i madh që... 
Etiketat: ,

Për katër vjet s’ka fituar centi në xhep

Përzgjedhësi i tashëm i kombëtares së Kosovës në boks, Mehmet Haxhani, as që mërzitet pse Federata e Boksit e Kosovës e ka shpallur konkursin për përzgjedhës të ri të boksit. Haxhanit i ka kaluar mandati katërvjeçar dhe tashmë, sipas Rregullores së Federatës së Boksit të Kosovës, përzgjedhësi duhet të zgjidhet me konkurs. Haxhani tha se ka dëgjuar për këtë konkurs dhe... 
Etiketat: ,

Latif Demolli, kryetar i Komisionit të Garave

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, zgjodhi edhe disa nga organet drejtuese në federatë. Kryetar i Komisionit të Garave i FBOXK-së është zgjedhur Latif Demolli, ndërsa kryetar i Komisionit disiplinor emërohet Elhami Bajrami. Në Këshillin mbikëqyrës do të jenë: Xhemail Buzuku, kryetar, Bahri Tahiri dhe Ramë Uka. Në këshillin profesional do të jenë: Xhevdet Peci, kryetar,... 

Nis beteja për postin e kryetarit të FBOXK-së!?

“Askush nuk mund të ma mohojë kandidaturën për kryetar, as të më ndalojë që të jem pjesëmarrës në kuvend, por do të jem këmbëkryq në kuvendin zgjedhor”, ka thënë Aziz Salihu. Dashamirët e boksit me padurim presin mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të Federatës së Boksit të Kosovës dhe të shohin se kush do të jetë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Merret vesh zyrtarisht...