Home » Posts tagged with "Copa del Rey"

Barca dhe Messi ua mbyllin gojën madrilenëve

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Elches në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ës së Copa del Rey. Barcelona u përball ditëve të fundit nga tensione të mëdha për një largim të mundshëm të Messit dhe me ndryshime të mëdha në kryesinë e klubit. Por, kjo nuk ndikoi në fushë pasi që Enrique mblodhi forcat e skuadrës dhe arriti që Barcelona të shfaqë një lojë fantastike. Minutën... 

Barcelona-Real Madrid, sot ka vetëm një fitues

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë sot në orën 21.30 finalen e Kupës së Mbretit, në Valencia. Dy ekipet vijnë nga barazimi 1-1 i së shtunës në ligën spanjolle, rezultat i cili la të kënaqur si lojtarët e Guardiolës që ruajtën diferencën +8 në krye të renditjes, ashtu edhe ata të Mourinhos, të cilët treguan se mund t’i bëjnë ballë katalanasve. Pritet që madrilenët... 

Mourinho: Nuk ka favorit në finale

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se që të dyja ekipet, Reali dhe Barca, kanë shanse të barabarta për ta fituar Kupën e Mbretit. Dy ekipet më të mëdha dhe më të suksesshme evropiane do të përballen në finalen e sotme në Mestalla dhe Mourinho thotë se edhe njëri edhe ekipi tjetër mund ta fitojë trofeun. “Nuk dua të them diçka të jashtëzakonshme pasi kurrë nuk ka... 

Casillas: Copa del Rey – e treta e vërteta

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që hera e tretë në finalen e Kupës së Mbretit të jetë edhe me fat. Reali do të jetë përballë Barcelonës në finalen e 20 prillit dhe Casillas shpreson që ekipi i tij të dalë fitues. “Ne jemi shumë të lumtur pasi do të luajmë në një prej ndeshjeve më atraktive të vitit. Kjo ishte një prej synimeve tona kur sezoni filloi dhe... 

Barcelona në finale të Copa del Rey

Barcelona është finalistja e parë e finales së këtij sezoni në Copa del Rey, pasi ka arritur që edhe në ndeshjen kthyese të fitojë me rezultat 3-0, për të rrumbullaksuar një rezultat të përgjithshëm prej 8-0. Barcelona në këtë ndeshje është paraqitur me formacionin e pestë, ndërsa yjet gjendeshin në pankinë. Sidoqoftë, edhe për ‘maturantët’ e Barcelonës kjo ishte një... 
Etiketat: ,

Reali mposht Sevillan, në finale të Copa del Rey

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Sevillas në ndeshjen kthyese të Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu. Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 81-të, kur pas një asistimi të Sami Khediras, Mesut Ozil kaloi edhe portierin për të futur topin në rrjet. Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, gjasat u minimizuan edhe më... 

Reali turpëron Levanten

Real Madridi ka siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales së Copa del Rey, pas turpërimit që ia bëri Levantes në Santiago Bernabeu me rezultat 8-0. Goleada filloi herët në këtë takim. Ishte Karim Benzema ai që iu rikthye golave (6’), para se Mesut Ozil (10’) ta dyfishonte epërsinë e Realit. Shifrat në 3-0 i solli Karim Benzema me golin e dytë (32’),... 

Ndalet Barcelona

Barcelona ka befasuar botën e futbollit me barazimin e ‘rastësishëm’ ndaj Athletic Bilbaos në kuadër çerekfinales së Copa del Rey. Natyrisht, Blaugranët e dominuan këtë ndeshje me posedim maksimal dhe me raste të panumërta, mirëpo ishte një mbrojtje heroike ajo e Bilbaos që parandaloi golin e Barcelonës. Kjo e fundit filloi takimin me maturantë, por e vazhdoi në pjesën e dytë...