Home » Posts tagged with "Bayern Munich"

Guardiola: Neuer tashmë është fitues

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, mendon se Manuel Neuer, duhet të jetë krenar me të arriturat, edhe nëse nuk e fiton çmimin Fifa Ballon d’Or. Gjermani është në garë e Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për çmimin më të madh individual dhe Guardiola beson se ai tashmë është një fitues, edhe nuk e merr trofeun. “Manu tashmë është fitues. Është një fitore e... 

Ribery: Bayerni mund të fitojë gjithçka këtë sezon

Franck Ribery beson se Bayern Munich duhet të ketë mësuar nga gabimet e sezonit të kaluar dhe se ata mund ta fitojnë tripletën sërish këtë sezon. Bavarezët fituan titullin në kohë rekorde vitin e kaluar, por rënia në intensitet u kushtoi atyre me eliminimin nga Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Do të jetë vështirë, por kjo skuadër mund të fitojë gjithçka”,... 

Shaqiri arrin marrëveshje me Interin

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin nga Bayern Munich për një shumë prej 15 milionë eurosh. Tuttomercatoweb raporton se marrëveshja është kompletuar dhe se Shaqiri do t’i bashkohet Interit fillimisht si huazim deri në fund të sezonit, kur do të aktivizohet klauzola e përfshirë në kontratë, prej 15 milionë eurosh. Në anën tjetër,... 

Shtyhet për nesër takimi Inter – Bayern për Shaqirin

Fati i Xherdan Shaqirit më së fundmi do të sqarohet nesër, pasi Interi dhe Bayern Munichu kanë vendosur që të takohen drejtpërdrejt për të vendosur mbi situatën. Eksperti më i madh i merkatos në botë dhe i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka njoftuar se drejtuesit e Interit dhe Bayernit gjatë gjithë ditës kanë qenë në kontakt për të gjetur një marrëveshje për futbollistin... 

Shaqa i interesuar për Liverpoolin

Anësori shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, pret ofertë nga Liveprooli gjatë kësaj jave. Mirror shkruan se Redsat kanë bërë një interesim për Shaqirin, me klubin anglez që është i gatshëm të paguajë rreth 10 milionë funte për shqiptarin e Zvicrës. Shaqiri mund të luajë në disa role në mesfushë dhe në sulm, dhe Rodgers do të dëshironte ta sjellë atë në Anfield. Për... 

Bayerni i bindur: Shaqiri i Interit, debuton ndaj Genoas

Bayern Munichu ka vendosur që t’ia shesë Interit, anësorin shqiptar Xherdan Shaqiri. Sky Sport raporton se bavarezët kanë vendosur për ofertën e Interit. Një huazim me obligim të blerjes së sigurt për 15 milionë euro është ajo që ka pranuar Bayerni në raport me Interin. Mancini po e kërkon me ngulm lojtarin dhe jo më larg se për ndeshjen ndaj Genoas javën e ardhshme. Vullneti... 

Bayerni transferon talentin gjerman

Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e të riut gjerman Joshua Kimmich, i cili do t’i bashkohet ekipit në fund të sezonit. Mesfushori defanziv, i cili është i huazuar te RB Leipzig, është pajtuar me kontratën pesëvjeçare të ofruar nga kampioni gjerman. 19-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të Pep Guardiolas më 1 korrik të këtij viti.  Read More →

Benatia zgjidhet lojtari më i mirë arab i vitit 2014

Mbrojtësi i Bayern Munich, Mehdi Benatia, është shpërblyer për një vit fenomenal për të, duke fituar çmiin Lojtari Arab i Vitit në Globe Soccer Awards në Dubai. Benatia pati një vit të suksesshëm, duke kaluar pjesën e parë të vitit me Romën në Serie A, skuadër e cila përfundoi e dyta në tabelë. Ai më pas kaloi te Bayern Munich gjatë verës për 32 milionë euro, ku është... 

Schweini është fenomen

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, e ka quajtur ‘fenomen’ mesfushorin Bastian Schweinsteiger. Futbollisti gjerman ka qenë lojtar kyç në sukseset e bavarezëve në vitet e fundit dhe në 12 vitet e kaluara në Allianz Arena, mes tjerash, ka fituar shtatë tituj të Bundesligas dhe Ligën e Kampionëve. Po ashtu, me kombëtaren e Gjermanisë e fitoi Kupën e Botës në Brazil. “Për... 

Valon Behrami, “kasapi” i Bundesligës

Faza e parë e Bundesligës gjermane është mbyllur dhe do të rikthehet më 30 janar me supersfidën mes Wolfsburgut dhe Bayern Munichut. Në këto 17 ndeshje janë përllogaritur të gjitha bilancet, duke nisur nga golat, spektatorët, kartonët e verdhë, penalltitë… Golat – 432 gola janë shënuar në fazën e parë të sezonit 2014- 2015, 53 më pak se vitin e kaluar (458). Mesatarisht janë...