Home » Posts tagged with "Aziz Salihu"

Organizohet turneu NATO thank You

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, kryetar i Shoqatës së Sportistëve të Pavarur Profesionistë të Kosovës, si gjithmonë sjellë risi, duke organizuar turne të ndryshëm në boks. Salihu në një konferencë me gazetarë njoftoi se tash e sa ditë ka filluar përgatitjet për organizimin e turneut të dytë më radhë në boks “NATO thank You”. Turneu mbahet me 25 mars, në orën 20.20, në... 

Salihu i gatshëm të pajtohet me FBOXK-në për hir të boksit

Pjesëmarrësi i trefishtë i Lojërave Olimpike, Aziz Salihu, është i gatshëm t’ua shtrijë dorën e pajtimit zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës për hatër të boksit të Kosovës. Kështu ka thënë të hënën në një konferencë për shtyp fituesi i medaljes së bronztë olimpike nga viti 1984. Kjo kthesë në qëndrimet e tij karshi FBOXK-së vjen vetëm një ditë pasi... 

Salihu: Presim meçe cilësore

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, në konferencë me gazetarë ka thënë se çdo gjë është e gatshme për mbajtjen e turneut ndërkombëtar në boks me moton: drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina. Salihu tha se në këtë turne që mbahet të shtunën, me 22 maj, në ambientet e hapura para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 17.00, do të marrin pjesë boksierët... 
Etiketat:

Salihu kërkon punë te ministri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, ka pritur fituesin e medaljeve olimpike boksierin e mirënjohur, Aziz Salihu. Haziri në këtë takim ka thënë se “ndjehet krenar që ka pritur njërën nga figurat më të mëdha të sportit të Kosovës, të cilët meritojnë respektin dhe kujdesin e Qeverisë me këtë të rast të MKRS dhe në kuadër të angazhimeve tona do të bëjmë... 

Salihu organizon turneun për lirimin e çlirimtarëve

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina dhe i Shoqatës së Profesionistëve të Sportistëve të Kosovës, me 22 maj do të organizojë turneun ndërkombëtar në boks me moton: “Kërkojmë Drejtësi për Çlirimtarët”. Salihu tha se katër pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Jeton... 
Etiketat: ,

Salihu: Faleminderit NATO!

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina, tha se dita e mërkurë (24 marsi) është ditë e veçantë jo vetëm për të, por për gjithë Kosovën. “Për 24 mars do të mbaj turneun ndërkombëtar në boks ‘NATO thank You, We love you’. Kjo është ditë e veçantë dhe njëherësh që NATO i dha goditje të fortë agresorit serb. Viti 1999... 
Etiketat: , ,

Për nder të NATO-s do të mbahet një turne boksi

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina, bëri të ditur se më 24 mars do të mbahet turneu i parë ndërkombëtar për nder të forcave të NATO-s. Salihu tha se turneu titullohet: “NATO! Thank You, We Love You”. “Turneu do të mbahet më 24 mars. Edhe më herët kam mbajtur shumë turne në nderim të figurave të ndryshme vendore dhe... 
Etiketat: ,

Salihu anulon turneun shkaku i federatës

Kryetari i KBO Prishtina, Aziz Salihu, kishte paraparë me 16 shkurt të mban turneun për nder të Ditës së Pavarësisë në boks, por e ka anuluar atë. “E anulova turneun për shkak se Federata e Boksit të Kosovës e organizon me 13 shkurt turneun për të njëjtën gjë. Nuk është mirë që turnetë të mbahen ndaras për një Ditë të Madhe siç është Pavarësia e Kosovës dhe për... 

Salihut nuk i lejohet hyrja ne kuvend

Pjesëtarët e sigurimit të WDG-së me urdhër të kreu të Federatës së Boksit të Kosovës, Aziz Salihut, ish-boksier i mirënjohur, nuk e lejuan që të hyjë brenda në shtëpinë e sportit që të marrë pjesë në kuvendi zgjedhor të kësaj federate. Arsye ka qenë se Salihu nuk ka pasur bazë deleguese nga asnjë klub. “Ndihem i tradhtuar nga kryetari i FBOXK-së, Ramadan Selimi, i cili... 
Etiketat: ,

Salihu shpall kandidaturën për kryetar federate

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, shpall kandidaturën për kryetar të Federatës së Boksit të Kosovës. Ai në konferencën me gazetarë tha se ka qëllim që të bëhet kryetar i federatës dhe ta kthejë boksin nga e mbara. Salihu tregoi edhe arsyet pse e ka shpallur kandidaturën për kryetar federate. “Boksi është në krizë të madhe, i cili një kohë ka qenë numër një në... 
Etiketat: ,