Home » Posts tagged with "Atletico Madrid"

Reali kupton arsyen pse Atletico është kampion (Video)

Kampioni i spanjoll, Atletico Madrid, e ka nënshtruar kampionin e evropian dhe botëror, Real Madrid, (2-0), në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Kupës së Mbretit. Sa u përket formacioneve, në këtë derbi nuk u inkuadrua nga minuta e parë Cristiano Ronaldo (ai u angazhua në pjesën e dytë, 63’), ndërsa për Los Rojiblancos nga fillimi debutoi i kthyeri Fernando Torres. Gjysma... 

Prezantohet Torres: Mezi pres të luaj në Vicente Calderon

Fernando Torres sot zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Atletico Madridit. Hiq më pak se 40 mijë shikues ishin në Vicente Calderon për të parë nga afër ish yllin e tyre, i cili shtatë vjet më parë ishte transferuar pikërisht nga Atletico tek Liverpool. Ish sulmuesi i Chelseas e Milanit, pas u prite në mënyrë madhështore nga fansat madrilen, iu është drejtuar më shumë së 200... 

Atletico nuk ndalet, e fillon vitin me fitore

Atletico Madridi ka shënuar fitore të sigurtë ndaj Levantes në shtëpi me rezultat 3-0. Atletico e filloi qart me dominim takimin. Ishte Griezmann ai që e nisi pas 18 minutash lojë për 1-0. Në pjesën e dytë ishte sërish Griezmann (47′), para se El Zhar të ngushtojë për 2-1. Në fund Diego Godin si zakonisht e vuri vulën për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar. Atletico Madridi ka... 

Torres dëshiron të debutojë kundër Realit

Fernando Torres shpreson që të fillojë aventurën me Atletico Madridin në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Sulmuesi spanjoll do të kthehet te klubi i fëmijërisë si huazim nga Milani, ndërsa pritet të prezantohet të dielën (me 4 janar). Të mërkurën pasuese (7 janar), Los Rojiblancos luajnë kundër rivalit lokal në të tetën e finales së Copa del Rey. “Jam i entuziazmuar... 

Kthimi i Torresit te Atletico, gjë e mirë për futbollin

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se kthimi i Fernando Torresit te kampioni i Spanjës nuk i shërben vetëm klubit të tij, por gjithë botës së futbollit. 30-vjeçari ka arritur marrëveshje për t’u huazuar në Vicente Calderon nga Milani dhe në këtë mënyrë do të ribashkohet me klubin që e bëri të famshëm. “Marrëveshja është kryer, ai do të prezantohet të... 

Janari do të jetë muaj i vështirë për Realin

Fillimi i vitit 2015 do të jetë i vështirë për Real Madridin, pasi do të luajë përballë Valencias dhe Atletico Madridit – ka deklaruar Isco. Los Blancos janë në krye të La Ligas me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kanë qenë të pandalshëm në këtë sezon. “Do të jetë një fillim shumë i vështirë i vitit 2015 për ne”, ka deklaruar Isco, transmeton Telegrafi. “Kemi... 

Koke preferon Atleticon para Barcës dhe Cityt

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, thotë se nuk dëshiron që të largohet nga Vicente Calderon në një të ardhme të afërt. 22-vjeçari luan te kampioni spanjoll që nga viti 2000 (duke kaluar në të gjitha ekipet për të rinj deri në debutim për skuadrën e parë në vitin 2009). Në sezonet e fundit ai ishte ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë, por gjithmonë ka refuzuar ofertat... 

Punë e kryer: Torres te Atletico, Cerci te Milani

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, do të kthehet te Atletico Madridi. AS raporton se Torres është shumë pranë kthimit te Atletico, pasi drejtori i klubit Angel Gil Marin ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe Milanin në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Torres do t’i bashkohet skuadrës së Atletico javën e ardhshme. Nga ana tjetër Alessio Cerci do të shkojë te Milani dhe do të jetë... 

Ka nisur një cikël i ri për Realin

Carlo Ancelotti beson se ky vit ka shënuar fillimin e një cikli të ri suksesi për Real Madridin dhe se lojtarët janë të uritur për më shumë sukses në vitin që vjen. Los Blancos ngritën La Deciman e shumëpritur këtë vit duke mposhtur Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe po ashtu fituan Kupën e Mbretit dhe së fundmi Kupën e Botës për Klube për të mbyllur një... 

Filipe Luis: CR7 e meriton më shumë se kushdo tjetër Topin e Artë

Mbrojtësi brazilian, Filipe Luis, e konsideron Topin e Artë si çmim politik, mirëpo mendon se Cristiano Ronaldo e meriton më shumë se kushdo tjetër për këtë vit. Superylli i Real Madridit është favorit për ta fituar trofeun, për të cilin ka konkurrentë Lionel Messin dhe Manuel Neuerin. Luis, i cili ka luajtur për rivalin lokal të Los Blancos, Atletico Madrid, mendon se CR7 ka bërë...