Home » Posts tagged with "Arsene Wenger"

Wenger: Arsenali ka nevojë për mbrojtës të ri

Arsene Wenger thotë se Arsenali është “i mangët” në qendër të mbrojtjes, pasi Mathieu Debuchy ka pësuar një lëndim në shpatull në fitoren 3-0 të klubit nga Stoke City. Francezi u tërhoq nga fusha pas vetëm 13 minutash pasi u përplas në një dërrasë reklamash në rrethojat e stadiumit Emirates, duke iu bashkuar kështu dy mbrojtësve tjerë të lënduar, Kieran Gibbs dhe Calum... 

Wenger: Kam shitur cigare kur isha fëmijë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar detaje interesante rreth jetës së tij private, teksa ka bërë të ditur se kur ishte fëmijë ka shitur edhe cigare. Wenger u detyrua të flasë rreth pirjes së cigareve nga futbollistët e tij, kur Jack Wilshere u fotografua duke tymosur gjatë një vikendi, teksa javën e kaluar klubi e dënoi portierin Wojciech Szczesny me 25 mijë Euro, pasi edhe... 
Etiketat: ,

Podolski: Wenger nuk tregoi aspak respekt

Lukas Podolski thotë se Arsene Wenger e kishte refuzuar mundësinë për t’u përshëndetur me të, para se ai të kompletojë transferimin te Interi javën e kaluar. Podolski vendosi t’i bashkohet Interit për pjesën e mbetur të sezonit, pas mundësive të pakta që kishte në Emirates Stadium këtë sezon, ku bëri vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat. “Ai nuk më ka thënë asgjë mua.... 

Wenger: Të suspendohen ata që simulojnë

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka bërë thirrje Federatës Angleze të futbollit (FA) që të suspendojnë lojtarët që bëjnë simulime. Simulimi ka kohë që po bëhet debat në Angli, e duket se tekniku francez nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga kërkesa e tij për t’u përjashtuar lojtarë të caktuar. “Unë jam kundër simulimeve dhe mënyra e vetme kur lojtarët do të ndalen... 
Etiketat: ,

Lajme të mira për Arsenalin

Duket se muaji janar do jetë koha kur trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do të ketë gati shumicën e lojtarëve kryesor në dispozicion. Së bashku me Manchester United, skuadra e “Gunners” ishte tejet e pafat me lëndimet e shumta që e përcjellën gjatë këtij edicioni, transmeton Telegrafi. Mediat britanike raportojnë se Mesut Ozil, Aaron Ramsey dhe Mikel Arteta sot i janë kthyer stërvitjeve,... 
Etiketat: ,

Wenger është trajner dhe kontabilist

Bosi i West Hamit, Sam Allardyce, ka lëvduar punën e Arsene Wengerit te Arsenali, duke thënë se ai është më shumë se një menaxher. Sipas teknikut të West Hamit, Wenger di të bëjë më shumë se vetëm taktika të futbollit andaj meriton lëvdata. “Ai ka qenë menaxher, kontablisit, drejtor financiar, nuk ka dyshime për këtë”. “Ky njeri ka ekip fantastik dhe është duke bërë... 

Wenger, lëvdata për Song

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk është habitur me formën e lartë të ish-mesfushorit të tij, Alex Song, që tash luan për West Hamin. Song kaloi shtatë sezone nën urdhrat e Wengerit para se të largohej drejt Barcelonës në vitin 2012, por nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra katalonase dhe tani është rikthyer në Angli te West Hami në formë huazimi. Kamerunasi... 

Khedira e lë Arsenalin ‘me gishta në gojë’

Dëshira e Arsenalit që ta transferojë mesfushorin gjerman, Sami Khedira, ka rënë në ujë, pasi që ky i fundit ka shprehur dëshirë që ta rinovojë kontratën e tij me Real Madridin. Ishte pikërisht trajneri i Topçinjëve, Arsene Wenger, i cili javë më parë kishte shprehur haptazi dëshirën për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, mirëpo dëshira e tij pritet... 

Wenger i zhgënjyer për golin e pranuar në fund

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se barazimi (2-2) ndaj Liverpoolit, ishte rezultat i drejtë për të dyja skuadrat dhe se ekipi i tij bëri performancë të dobët në fund të ndeshjes. Topçinjtë ishin në epërsi deri në minutën e shtatë shtesë kur Martin Skrtel me kokë shpëtoi skuadrën e Brendan Rodgersit nga humbja e tetë sivjet. “Ndoshta ishte rezultat i drejtë, por jemi... 

Alexis është Suarezi i Arsenalit, thotë Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Alexis Sanchez është Luis Suarezi i ekipit të tij. Kiliani ka bërë paraqitje fantastike deri tani në për Arsenalin dhe Wenger thotë se ai po dëshmohet të jetë Luis Suarezi i ekipit të tij. “Sanchez, ai duket i lindur për futbollin anglez”. “Sanchez u përshtat shumë shpejt, por ai ka edhe instinktin që i nevojitet kësaj loje....