Home » Hendboll » Syla: I respektuam shumë

Syla: I respektuam shumë

Fatmir SylaFatmir Syla, kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj, pas kthimit nga Gjermania, e ka arsyetuar humbjen e lartë me rezultat 21:48 nga klubi gjerman, VfL Gummersbach, në ndeshjen e rrethit të tretë të kupës së fituesve të kupave evropiane.

“Hendbollistët e mi e respektuan tepër rivalin dhe as vet nuk e di pse. Mirëpo, rivali ishte një klub më përvojë të madhe ndërkombëtare si dhe në kampionatin gjerman secilën ndeshje e ka të fortë.

Ndërsa Kastrioti përveç që i mungon përvoja në garat evropiane, ka vetëm një ose dy ndeshje të forta në Kosovë.

VfL Gummersbach kishte qëndrueshmërinë e shpejtësisë, por edhe teknikisht ishin më të mirë se skuadra jonë”, tha Syla.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni