Home » Futboll » Suso arrin marrëveshje me Milanin

Suso arrin marrëveshje me Milanin

suso-arrin-marr-euml-veshje-me-milanin_hdAnësori i Liverpoolit, Suso, thuhet se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Milanin dhe pritet t’i kalojë testet mjekësore.

Mediat italiane raportojnë se i riu ka arritur marrëveshje për një para-kontratë për t’iu bashkuar Rossonerëve ose në janar ose në fund të kontratës së tij në qershor.

Corriere della Sera shkruan se agjenti i 21-vjeçare ka qëndruar në Milan këtë javë për të mbyllur marrëveshjen katërvjeçare.

Derisa të zyrtarizohet transferimi i tij, lojtari pritet të qëndrojë në qytet në disa ditët e ardhshme për t’i kaluar testet mjekësore.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni