Home » Futboll » SuperMario “Mbreti i Twitterit”

SuperMario “Mbreti i Twitterit”

ldquo-mbreti-i-twitterit-rdquo_hdMario Balotelli padyshim se nuk mund të konsiderohet si një mbret i zonës së rreptësisë për vitin 2014, pasi ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, por gjithsesi mund të kënaqet me faktin që kurorëzohet si mbret i rrjetit social Twitter.

Sipas Daily Mail, sulmuesi i Liverpoolit ka marrë epitetin “ King of Twitter 2014”. SuperMario ka qenë jashtëzakonisht produktiv me 140 karakteret e lejuara në komente duke ngjallur më shumë reagim nga gjithë të tjerët.

Sa për të përmendur disa, komenti i tij “Man Utd LOL” i publikuar menjëherë pas disfatës 5-3 që pësuan Djajtë e Kuq nga Leicesteri, ka marrë mbi 210 mijë ‘ri-cicërima’.

Një tjetër shembull, është dhe postimi i në të cilin Balotelli kërkonte një puthje nga Mbretëresha e Anglisë nëse Italia fitonte ndaj Kosta Rikës në Botëror, gjatë verës së kaluar, për të ardhur deri te kërkimfalja që kërkoi për postimin e tij anti-semit në Instagram (nga i cili ka rrezikuar një ndëshkim nga Federata Angleze e Futbollit).

Edhe pse jo me gola, Balotelli ka bërë të flitet shumë për të gjatë vitit që shkoi, çështja është se në më të shumtën e rasteve ka ngjallur reagime negative.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni