Home » Kampionati Italian » Superkupa në duart e Napolit (Video)

Superkupa në duart e Napolit (Video)

superkupa-n-euml-duart-e-napolit-video_hdFituesi i Kupës së Italisë, Napoli, e ka mposhtur kampionin e Serie A, Juventus, në ndeshjen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Doha, pas ekzekutimit të penaltive, pasi rezultati pas vazhdimeve ishte 2-2.

Ishte një gjysmë e parë thuajse e barabartë, por që u mbyll me epërsi të Bianconerëve.

Carlos Tevez shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve napolitanë, Albiol dhe Koulibaly, i krijoi vetes rast dhe shënoi (5’).

Partenopei u angazhuan më shumë në gjysmën e dytë, në të cilën arritën ta barazojnë rezultatin.

De Guzman depërtoi nga e majta dhe dërgoi një harkim të rrezikshëm në zonë, të cilin e priti Gonzalo Higuain për të shënuar me kokë (68’).

Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), prandaj u desh të zhvilloheshin vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.

Carlos Tevez me golin e dytë personal (106’) riktheu epërsinë e bardhezinjve, mirëpo aty ishte Gonzalo Higuain për ta dërguar ndeshjen në penalti (118’).

Pas ekzekutimit të penaltive, më të saktë u treguan futbollistët e Napolit, të cilët fituan trofeun e Superkupës për këtë vit. Te Napoli dështuan të shënonin Jorginho, Dries Mertens dhe Jose Callejon; ndërsa te Juve nuk realizuan: Carlos Tevez, Giorgio Chiellini, Roberto Pereyra e Simone Padoin. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni