Home » Futboll » Stuttgart-Laçi e shitur?

Stuttgart-Laçi e shitur?

Stuttgart-Laçi e shitur?Skuadra e Superligës së Shqipërisë, Laçi luajti ndeshje miqësore me ekipin gjerman Stuttgart dhe u mposhtë 5:0.

Por nuk është lajm humbja e ekipit shqiptar, por rezultati i dyshimtë nga ky takim, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’, në këtë ndeshje kanë pasur gisht mafia dhe kanë kurdisur rezultatin e saktë të kësaj miqësoreje.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2:0, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre gola tjetër nga bardh e kuqtë gjerman, por sipas ‘Bild’, mafia ka kurdisur takimin me rezultatin e saktë 5:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore që zhvilluan dy skuadrat në Portugali.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni