Home » Kampionati Kosovar » Sqaron MKRS: 500 mijë euro do të investohen në stadium

Sqaron MKRS: 500 mijë euro do të investohen në stadium

sqaron-mkrs-500-mij-euml-euro-do-t-euml-investohen-n-euml-stadium_hdMinistria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka lëshuar një komunikatë për të sqaruar rreth parave që do të investohen në stadiumin e Prishtinës.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinion se lajmi për ndarjen e shumës prej 500 mijë eurosh për FC Prishtina është i pasaktë. Bazuar në Ligjin për Buxhetin, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 500 mijë euro në infrastrukturën e Stadiumit të qytetit të Prishtinës, i cili është pronë e Komunës së Prishtinë, d.m.th. është pronë publike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ministri Kujtim Shala ishte në stadiumin e Prishtinës për vizitë, për të parë nga afër kushtet që posedon stadiumi i Prishtinës dhe më pas është takuar edhe me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin.

Nga takimi që patën Shala dhe Ahmeti, që të dy janë pajtuar që Ministria dhe Komuna, në bazë të një memorandumi që do të nënshkruhet, të investojnë në Stadiumin e qytetit.

Me këtë komunikatë MKRS-ja, ka dashur të sqarohet se do të investohen 500 mijë euro në stadium dhe nuk bëhet fjalë që ato para t’i jepen klubit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni