Home » Sporte tjera

Brezovica me garë ndërkombëtare në Ski dhe Snowboard

Nga data 13-15 mars, ‘Scardus’ do të organizojë garën e madhe ndërkombëtare “SBX Ski & Snowboard 2015”, e cila do të mbahet në Brezovicë. Me datën 14 mars do të mbahen kualifikimet ndërsa me datën 15 do të mbahet gara. Kjo garë do të zhvillohet në dy kategori, Ski për meshkuj dhe Snowboard për meshkuj dhe femra. Gara do të mbahet në shtegun e quajtur “Qafa e Luanit”... 

Kosovë-Shqipëri, projekte të përbashkëta në fushën e sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim ministren e Arsimit dhe të Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, me të cilën diskutuan për thellim të bashkëpunimit në fushën e sportit, përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë. Shala e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm... 

Federata Ndërkombëtare e Notit pranon Kosovën

Në 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Notit (FINA). Vendimi, i marrë nga Byroja vendimmarrëse e FINA-s, do të thotë se notuesit e Kosovës do të jenë të pranueshëm të garojnë në Lojërat e sivjetme inauguruese Evropiane në Baku dhe do të provojnë të kualifikohen në Olimpiadën e vitit... 

Në finale, New England Patriots dhe Seattle Seahawks

Në ndeshjen përfundimtare të futbollit amerikan, të njohur me emrin, Super Bowl, më 1 shkurt do të takohen ekipet New England Patriots dhe Seattle Seahawks. Në ndeshjet gjysmëfinale, që u zhvilluan mbrëmë vonë, Seahawks fitoi kundër Green Bay Packers me rezultat 28-22, ndërsa ekipi Patriots ishte bindshëm më i mirë se Indianopolis Colts me rezultat 45-7. Për ekipin Seattle Seahawks... 

Hysen Pulaku pozitiv edhe në testin B

Hysen Pulaku ka rezultuar pozitiv edhe në analizën B. Peshëngritësi shqiptar është një nga sportitët, të cilëve iu gjetën substanca të ndaluara pas testit të kryer në përfundim në Kampionatin Botëror të zhvilluar në gjatë muajit nëntor në Kazakistan. Për Hysen Pulakun është rasti i dytë i dopingut pas atij në Lojërat Olimpike Londër 2012. Më herët erdhi përgjigjia e... 

Dopingu trondit sërish peshëngritjen shqiptare

Tashmë është zyrtare, Daniel Godelli, kampioni shqiptar i botës ka rezultuar pozitiv ndaj dopingut në botërorin e Kazakistanit, ku fitoi 2 medalje të arta dhe një argjendi, po ashtu edhe peshëngritësi tjetër Hysen Pulaku. Lajmi që qarkullonte prej disa orësh në ambientet sportive e ato mediatike u bë i ditur në rrugë institucionale nga Federata Botërore e Peshëngritjes, që në... 

Kosova pranohet në Komitetin Olimpik

Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ky është një nga lajmet më të mira në historinë e sportit të Kosovës. Vendimi është votuar dhe miratuar me shumicë votash duke mos patur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim nga Komitetet Ndërkombëtare Botërore. KON e ka uruar kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin duke i uruar fat dhe suksese në të ardhmen.Në... 

Kampionia e botës Romela Begaj me doping

Akoma pa u mbyllur festa për dy sportistet tanë qe u shpallen kampione bote , peshëngritja shqiptare tronditet serish. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes beri te ditur se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj rezultoi pozitive ne testin antidoping. Substance e gjendur ne test ishte stanozol. Begaj u shpall kampione e botes ne botërorin e Kazakistanit ne stilin e shkëputjes duke ngritur... 

Cili është sportisti më i paguar britanik?

Sipas asaj që publikon revista amerikane Forbes, Gareth Bale në 2014-n ka përfituar në total 30 milionë euro, 20 prej tyre nga paga që merr aktualisht te Los Blancos, dhe 10 milionë euro të tjera nga kontratat për reklama. Gareth Bale e fiton sfidën e parë me Lewis Hamilton dhe Rory Mcllroy. Sulmuesi i Realit të Madridit i cili po lufton me pilotin e Mercedes dhe golfistin e famshëm për... 

Australia shtyn ndeshjen e kriketit me Indinë

Një lojë e kriketit midis Australisë dhe Indisë është shtyrë, si pasojë e vdekjes së lojtarit australian, Phillip Hughes. Hughes, 25 vjeç, ka vdekur të enjten, dy ditë pasi është goditur në kokë nga topi kthyes i kriketit. Incidenti ka ndodhur gjatë një dueli vendor në Sidnej. Përfaqësues të kriketit në Australi kanë thënë se ndeshja me Indinë, e paraparë për datën 4...