Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Spanja në çerekfinale, Portugalia në shtëpi

Spanja në çerekfinale, Portugalia në shtëpi

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në takim me Portugalinë, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit botëror në futboll.

Spanja sidomos në pjesën e dytë ka dominuar me lojë dhe si rezultat i kësaj gjeti edhe kualifikimin në çerekfinale, ku takohen me Paraguain. Trim i kësaj fitore ka qenë kush tjetër pos David Villa, i cili në minutën e 63-të fiku dritat e portugezëve. Në 45 minutat e parë të ndeshjes rrjetat mbetet të paprekura. Spanja, kampion në fuqi i Evropës, e nisi ndeshjen mjaft furishëm, por pa sukses. Pas minutës së 15-të nivelizohen forcat në fushë dhe të dyja kombëtaret patën rastet e veta. Në fillim të pjesës së dytë të takimit portugezët u paraqitën mjaft të rrezikshëm, por kjo ishte e tëra.

Në minutën 60-të, Llorente ka pasur rast ideal të kaloi Spanjën në epërsi, por dështoi. Një minutë më vonë edhe Villa nga rreth 22-23 metra gati shënoi, por topi shkoi përskaj portës. Në minutën e 63-të, David Villa pas shumë përpjekjeve nga afërsia ka shënuar për rezultatin 1:0 pas asistimit te futbollistit Xavi. Ky është goli i parë i portugezëve që pësojnë në botëror ose pas 333 minutave lojë. Ronaldo ishte i mbuluar nga mbrojtësit e Spanjës dhe nuk kishte hapësirë që të rrezikoi portën e Casillasit.

Ndeshja e kombëtareve iberike në vazhdim kontrollohej nga spanjollët, të cilët morën zemër me golin e shënuar në minutën e 63-të nga Villa. Llorent hyri në minutën e 58-të të takimit dhe ka qenë shumë më i frytshëm sesa Torresi. Portugalia ka pasur fat në minutën e 70-të. Ramos me një depërtim të bukur futet në në 16-sh, me gjuatje shumë të fortë, mezi portieri portugez, Eduardo, dëboi topin në korrne. Spanja pati në pronësi 62 për qind të topit, ndërsa Portugalia vetëm 38 për qind. Në minutën e 86-të Llorent nga afërsia me kokë gjaujti jashtë portës.

TRe minuta më vonë, Portugalia mbeti pa futbollisti Ricardo Costa, i cili ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes me bërryl. Spanja me plotë meritë shënoi fitore me shifra 1:0 dhe në çerekfinale takohet me kombëtaren latinoamerikane, Paraguain. Portugalia së bashku me Cristiano Ronaldon me lot në sy lëshuan botërorin.

Spanja-Portugalia 1:0 (0:0)

Stadiumi “Cape Toën”.

Shikues:

Gjyqtar: Baldassi (Argjentina).

Shënues: David Villa (63′).

Spanja: Casillas, Pique, Puyol, Iniesta, Villa (Pedro), Xavi, Torres (Llorente), Capdevila, Alonso (Marchena), Ramos, Sergio.

KV: Alonso (SP), Tiago (PO).

KK: Costa (Po).

Portugalia: Eduardo, Alves, Carvalho, Ronaldo, Simao (Liedson), Pepe (Mendes), Meireles, Almeida (Danny), Tiago, Costa, Coentrao.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

2 Responses to " Spanja në çerekfinale, Portugalia në shtëpi "

  1. anduena morina says:

    cristiano ka qen vetom se kish fitu po e ka ekipin e dobet

  2. sulltan januzaj says:

    cristiano eshte i mrekullushem por ekipin e ka te dobet se e kish mujt villen se veq cristiano ronaldo vet qa me bo ne fotball se cristano ronaldo eshte yyyyllll villa eshte thjesh nje kupjus i ronaldos

Komentoni