Home » Kampionati Kosovar » Sokoli: Nuk shkova në Hys për kushte më të mira

Sokoli: Nuk shkova në Hys për kushte më të mira

Bylbyl Sokoli për një vjet do ta udhëheq skuadrën e futbollit Hysi nga Podujeva. Sokoli ka strategji që të ndërtojë lojë sa më efektive në skuadrën e Hysit.

Po cilat janë arsyet që shkojë në Hys, ishin kushtet më të mira apo vetë dëshira e tij?

“Marrëveshja ka qenë e dyanshme dhe ajo ishte vendimtare që vendosa të shkojë në KF Hysi. Sa i përket KEK-ut kam kaluar çastet shumë të mira, por nuk kisha edhe kontratë me këtë klub. Megjithatë vendosa të shkojë në Hys, jo për kushtet më të mira që më ofruan, sepse në KEK ishin më të mira. Thjeshtë ishte vendim i imi dhe ndërrova mjedisin”, tha Sokoli.

Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në elitën e futbollit, por edhe shumë klube jashtë Kosovës që ka udhëhequr ka dëshmuar rezultate dhe suksese të mira. Edhe me Hysin ka synime, por jo edhe me çdo kusht që të arrijë rezultate. Në pyetjen drejtuar Sokolit, se i janë vënë kushtet nga kryesia e Hysit se duhet të realizohet njëri prej trofeve?

Sokoli thotë: “Assesi. Nuk ka kushte, por jemi marrë vesh që ta udhëhoqi skuadrën në mënyrën më të mirë. Në bazë të lojërave që do të dëshmojmë do të vijnë edhe rezultatet”. Hysi me infrastrukturën pothuajse më të mirë të stadiumit, që ka investuar në të gjitha drejtimet, do të jetë edhe më lehtë për Sokolin që të punojë me futbollistë. Do të ketë përforcime Hysi, po ashtu edhe pastrime të disa futbollistëve që nuk janë të nevojshëm?

Sokoli tha: “Të gjithë futbollistët do të mbesin në klub, pasi janë të nevojshëm. Hysi ka nevojë për përforcime sidomos për një sulmues, mesfushorë, një mbrojtës. Po qese përforcohem në tri këto reparte mendoj se do të kompletohemi dhe do të jetë skuadër mjaft kompakte”. Bylbyl Sokoli nuk premtoj asgjë, por parësore sipas tij, është të punohet me përkushtim, të bëjnë lojë shpejtë e cilësore.

“Marrëveshjen e kam njëvjeçare me mundësi të vazhdimisht. Me kryesinë kemi biseduar për të gjitha dhe besoj se të gjithë së bashku do të arrijmë qëllimet që kemi para vetes”, tha Sokoli.

Skuadra e Hysit njihet si prej skuadrave që ka ndërruar më së shumti trajnerët në periudhën e fundit. Kampionatin që shkojë e udhëhoqi Hysni Maxhuni, pastaj Luan Prekazi, pak ndeshje edhe Arbnor Morina dhe së fundi Emin Simnica. Tashmë kësaj skuadre simpatike do t’i pri trajneri i shquar Sokoli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni