Home » Kampionati Kosovar » Sojeva kthehet pas një viti

Sojeva kthehet pas një viti

Naim SojevaNaim Sojeva prej se është larguar nga skuadra e futbollit Sharri nga Hani i Elezit, nuk ka gjetur ndonjë klub tjetër, por ka pushuar një vit.

Sojeva ka vendosur t’i kthehet zejes së kryetrajnerit pas një viti dhe brenda tri-katër ditësh edhe pritet të emërohet kryetrajner. “Pas një pauze njëvjeçare kam vendosur t’i kthehem futbollit. Negociatat jam duke i zhvilluar me një klub të Superligës, por a do të arrijë një gjuhë të përbashkët as vet nuk e di.

I kemi qitur letrat në tavolinë dhe mbetët të shohim se do të merremi apo jo vesh”, tha Sojeva. Me gjithë insistimin tonë që të mësojmë emrin e kësaj skuadre, Sojeva ishte këmbëngulës që mos ta tregoi emrin, pasi konkretisht nuk ka asgjë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni