Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Sllovenia e Portugalia biletën e kanë për në Botëror, kurse Franca edhe një lojë me Irlandën

Sllovenia e Portugalia biletën e kanë për në Botëror, kurse Franca edhe një lojë me Irlandën

kupaNë ndeshjet e kthimit të kualifikimeve për kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010” Sllovenia arrit të mposhtë Rusinë dhe u kualifikua për Botëror, pasi që ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1, por një goli si mysafir i ka mjaftuar që të zë vend në mesin e ekipeve që vitin e ardhshëm do të luftojnë për titullin e kampionit botëror.

Në ndeshjen tjetër Bosnja e Hercegovina në terren të vet (në Zenicë) e humbi ndeshjen e kthimit nga Portugalia 1:0 dhe kësisoj nuk arriti që për herë të parë të sigurojë pjesëmarrjen në ndonjë botëror të futbollit.

Befasia më e madhe ngjau në Francë, ku përfaqësuesja vendëse nuk ia doli të luajë as baras me Irlandën, që do t’i mjaftonte për kualifikim, por e humbi me rezultat identik siç e kishte fituar ndeshjen e parë si mysafir 1:0 dhe tash duhet të luajë vazhdimet 2 herë nga 15 minuta për tu përcaktuar se cila nga këto dy do të udhëtojë vitin e ardhshëm për në Afrikën e Jugut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni