Home » Formula 1 » Skudeteria e Ferrarit kërcënon me largim nga garat e Formula 1

Skudeteria e Ferrarit kërcënon me largim nga garat e Formula 1

Skudeteria e Ferrarit kërcënon me largim nga garat e Formula 1Ekipi i Ferrarit në F1, është kërcënuar se nuk do të marr pjesë në sezonin e ardhshëm në Formula 1, nëse federata ndërkombëtare e automobilizmit (FIA) nuk ndryshon rregullën për një buxhet të kufizuar.

“Ferrari është ekipi më i vjetër në këto gara prestigjioze”.
Planet e reja të FIA-s janë që të ketë një limit prej 40 milion funte nga buxheti që do të kenë të drejtë të përdorin ekipet në sezonin e ri.

I pari i Formula 1, Berni Ekleston, megjithatë  tha se ai personalisht nuk beson se ekipi më i admiruar në këto gara do ti jep fund pjesëmarrjes në Formula 1.

“ Drejtuesit e Ferrarit nuk janë budallenj. Ata nuk duan të ikin dhe ne nuk duam ti humbasim ato. Kështu që ne do të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, – tha Ekleston.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni