Home » Futboll » Skuadra e Werderit nga Bremeni importoi vetëm një pikë

Skuadra e Werderit nga Bremeni importoi vetëm një pikë

5773225Skuadra e Werderit nga Bremeni importoi vetëm një pikë si udhëtues në takim me Kölnin, në javën e 15-të Kampionatit të Gjermanisë në futboll.

Ky takim që përfundoi me rezultat të bardhë (0:0) ishte përcjellë nga një numër rekord shikues, 50.000, por fatkeqësisht nuk panë asnjë gol. Werderi zë vendin e dytë në tabelë me 28 pikë ose tri pikë është larg liderit, Bayer 04 nga Leverkuseni, ndërsa Kolni radhitet i 14-ti me aq pikë të tubuara.

Në stadiumin e bukur “Arena”, Schalke 04 mposhti me rezultat 2:0 Hertha nga Berlin. 61.000 shikues ishin dëshmitarë të një ndeshje të mirë dhe tri pikë me meritë që i fitoi Schalke 04. Golat për Schalken i shënuan Kuranyi në minutën e 59-të dhe Rafinha në atë të 92-të nga penalltia. Skuadra e Schalkes 04 renditet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa rivali i saj në fund të tabelës (18-tin) me pesë pikë të tubuara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni