Home » Skijim

Bora gëzon skiatorët, gjithçka gati për sezonin e ri

Bora që po bie që këtyre ditëve ka gëzuar Federatën e Skitarisë së Kosovës (FSK), por edhe skiatorët tonë. Sezoni i ri i garave në skitari do të nis me 10 janar. Kryetari i FSK-së, Hajrush Demaj, i ka thënë KosovaPress-it se gjithçka është gati për startin e edicionit të ri. I pari i skitarisë, thotë se FSK do të organizojë shumë gara gjatë këtij dimri. Demaj thekson se... 

Hokeisti shqiptar, kampioni bote me juniorët e Kanadasë

Max Domi, djali i hokeistit shqiptar Tahir Tai Domi, është bërë kampion bote në hokej me juniorët e Kanadasë. Kanadaja mbrëmë e mposhti Rusin me rezultat 5:4 në finalen e 25-të të Kampionatit Botëror ne hokej për juniorë, ndërsa më i merituari për këtë fitore ishte Max Domi. Ky i fundit është një djalosh i ri shqiptar dhe është edhe djali i hokejistit legjendar me prejardhje... 

Prekazi, skiatori që po lë gjurmë në Brezovicë

Skiatori prishtinas, Petrit Prekazi, ka publikuar një incizim të tij duke rrëshqitur me ski prej majës së Brezovicës, me ç’rast mund t’i shihni edhe bukuritë që ngërthen një vete kjo bukuri natyrore e Kosovës. Prekazi, i cili njihet si një skiator i dalluar dhe ekzibicionist në garat që mban ‘Snownjeri’ në Brezovicë, është gjithashtu edhe përfaqësues i Kosovës në hendboll.... 

Ted Ligety fiton sllallomin gjigand në ski

Duhej të vinte dita e 12 e Lojërave Dimërore të Sochit që seleksioni i Shteteve të Bashkuara më në fund të triumfonte në garat e skive. Pikërisht në garën përmbyllëse të meshkujve, atë të sllalomit gjigant Ted Ligety i dha vendit të tij suksesin duke dominuar gjithë konkurrentët e tjerë. Në Resortin e Skive Rosa , 29-vjecari nga Salt Lake City zhvilloi një ndër garat më të... 

Soçi, dëmtohet Erjon Tola

Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me një sportist në Lojrat Olimpike Dimërore “Sochi 2014”, pasi skiatori Erjon Tola, në mbyllje të seancës stërvitore të së mërkurës, pësoi një frakturë të dyfishtë në parakrahun e majtë. “Erioni ishte në përfundim të stërvitjes në palestër. Ndodhi një aksident teksa po bënte një kërcim, rrëshkiti dhe dëmtoi dorën. Unë isha... 

Kitzbuhel:Hannes Reichelt mposht Svindal

Pas plot 8 vjetësh një skiator austriak arrin të fitojë në pistën magjike të Streif në Kitzbuhel të Austrisë. Këtë gjë e ka bërë të mundur Hannes Reichelt i cili dha kohën më të mirë në këtë garë me 2’03”38. as tij u rendit kryesuesi i kupës së botës, norvegjezi Aksel Lund Svindal dhe në vendin e tretë amerikani Bode Miller. Me këtë fitore Reichelt i është afruar... 

Pinturault fiton sllallomin e Kupës së Botës në Zvicër

Pas tre vendeve të dyta në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Botës më në fund Alexis Pinturault gjen fitoren e parë të sezonit, pas triumfit në Zvicër, në garën e sllallomit. Në Wengen u zhvillua gara e pestë e sezonit në disiplinën e sllallomit dhe pavarësisht se u pozicionua vetëm i shtati pas pjesës së parë të garës skiatori francez rikuperoi gjithcka në manshin e dytë... 

Shqipëria me 2 skiatorë, një femër, në Sochi 2014

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar Shqipëria do të marrë pjesë me 2 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore. Dhe, jo vetëm kaq, por Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë me një skiatore femer, Suela Mëhillin. Ka qenë kjo risia e mbledhjes së fundit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që ka konfirmuar pjesëmarrjen me dy sportistë në Olimpiadën... 

Dardan Dehari shënon sukses në garat ndërkombëtare të skijimit

Skiatori shqiptar Dardan Dehari ka shënuar edhe një sukses në garat ndërkombëtare të skijimit. Ai në disiplinë e sllallomit në Qendrën dimërore Bad Viessee në Gjermani ka shënuar rezultat të shkëlqyer duke u pozicionuar iu katërti me rezultatin e përgjithshëm pas dy lëshimeve 1:12.00. Ndryshe fitues në këtë garë ka dalë reprezentuesi i Maqedonisë Antonio Ristevski me rezultatin... 
Etiketat:

Prokuroria: Mikael Shumaker nuk po ecte shpejt

Shumaker nuk ka bërë manovra të rrezikshme përpara incidentit në pistën e skive. Është ky mendimi i prokurorisë franceze në bazë të imazheve të telekamerës e vendosur në kaskën e ish-kampionit të botës në Formula 1. Sipas prokurorisë së Albertvil, edhe shpejtësia në momentin e aksidentit nuk ishte e madhe rreth 20 km në orë. Në konferencën e parë për shtyp, prokurori i...