Home » Skijim » Skiatori Tahiri i sjellë medalje të artë Kosovës

Skiatori Tahiri i sjellë medalje të artë Kosovës

Skiatori Albin Tahiri, dëshmoi edhe njëherë cilësitë e tija, duke mrekulluar në shtigjet skitare në Kayseri të Turqisë.

Ai shkëlqeu në disiplinën e sllallomit, duke qenë më i mirë se skiatorët të tjerë, kësisoj zuri vendin e parë dhe stoliset me medalje të artë. Kombëtarja e Kosovës në turneun ndërkombëtar në Kayseri fitoi dy medalje (një të artë dhe një të argjendtë).

Kryetari i Federatës së Skive të Kosovës, Hajrush Demaj, në prononcimin për gazetën kombëtare, “Bota sot”, këtë sukses të Tahirit e ka cilësuar historike. “Kjo fitore është për gjithë Kosovën. Rezultati i skiatorit Tahiri duhet shënuar me shkronja të arit. Sukses i jashtëzakonshëm dhe që ka lartësuar skitarin e Republikës së Kosovës.

Ky sukses është për herë të parë në historinë e sportit të skive të Kosovës. E them historike sepse është rezultati i parë i jashtëzakonshëm i një skiatorit që ka arritur për kombëtaren e Kosovës dhe shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës.

Medalja e parë e artë në flamurin shtetëror të Kosovës, që edhe ne si federatë na bënë krenar dhe të lumtur”, tha Demaj. Të shtunën, Tahiri në disiplinën e sllallomit të madhe e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa të dielën edhe të artën në disiplinën e sllallomit.

“Ka pasur një rrëshqitje dinjitoze, që ka befasuar të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje të rëndësishme që organizohet në kuadër të Federatës së Skive Ndërkombëtare (FIS-i)”, theksoi Demaj. Edhe skiatorët të tjerë të kombëtares së Kosovës patën paraqitje të mirë megjithëse nuk kanë pasur përgatitje sa duhet për shkak të mungesës së borës në Kosovë.

Adrian Islami zuri vendin e 22-të në renditje, ndërsa Erduan Sefaj radhitet i 25-ti dhe skiatori më i mirë i Kosovës, Dardan Pupovci zë vendin e 29-të. “Skiatorë të tjerë dëshmuan rrëshqitje të mirë. Nuk është pritur më shumë prej tyre për faktin se kemi pasur edhe mungesë të stërvitjet për shkak të borës. Më rëndësi që të gjithë fituan pikë të FIS-it. “, tha Demaj.

Dorina Mema ka përsëritur suksesin e një dite më parë. Ajo edhe në disiplinën e sllallomit renditet e 11-ta në tabelë, që është një sukses i jashtëzakonshëm i kësaj skiatore të talentuar. Genta Domi radhitet e 12-ta dhe ka befasuar për të mirë me paraqitjen e saj.

“Dorina Mema dhe Genta Domi i fituan pikët e FIS-it, të cilave iu mundëson në garat e ardhshme renditje më të lartë në startim”, përfundoi Demaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni