Home » Skijim » Skiatori Tahiri fiton medalje të argjendtë

Skiatori Tahiri fiton medalje të argjendtë

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Albin Taahiri, me rezultatet e tija lartësoi kombëtaren tonë në turneun ndërkombëtar në Kayseri të Turqisë.

Ai pati një paraqitje të shkëlqyeshme, duke arritur rezultat historik për sportin e skive të Kosovës. Tahiri në disiplinën e sllallomit të madh bëri mrekullinë, duke zë vendin e dytë, për çka është njëra nga sukseset më të mëdha të kombëtares së Kosovës së pas luftës.

“Më të vërtetë Albin Tahiri ka kënaqur me rezultate. Pati rrëshqitje të shkëlqyeshme, e cila rezultoi që të zë vendin e dytë dhe të stoliset me medalje të argjendtë.

Mbase ky sukses është i madh për kombëtaren tonë, kur dihet se jemi në një konkurrencë shumë të fortë në turneun ndërkombëtar në Kayseri të Turqisë, ku marrin pjesë rreth 100 garues.

Dorina Mema po ashtu ka dëshmuar rezultat jashtëzakonisht të mira. Renditja e saj në vendin e 11-të, është sukses për lakmi”, tha Hajrush Demaj, kryetar i Federatës së Skive të Kosovës.

Demaj thotë se të dielën (më 10 janar) pritet edhe një medalje tjetër në disiplinën e sllallomit. “Presim edhe një medalje nga Albin Tahiri që befasoi të gjithë me rrëshqitjen e tij në ditën e parë.

Edhe skiatori Adrian Islami fitoi pikë të FIS-it së bashku me Genta Domin”, theksoi Demaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni