Home » Skijim » Skiatori në burg

Skiatori në burg

Ngjarje ta pazakonshme ndodhin edhe te sportistët e mirënjohur. Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë festave të Krishtlindjeve.

Ish-kampioni olimpik në ski, finlandezi Matti Nykanen përfundon sërish pas hekurave të burgut pasi ka tentuar të ekzekutojë me një thikë bashkëshorten e tij. Ditën e Krishtlindjes ai ka sulmuar me armën e ftohtë bashkëshorten Mervi Tapola, duke e plagosur.

Pasi arriti të largohet nga shtëpia, gruaja ka shkuar në polici duke denoncuar bashkëshortin 46 vjeçar, i cili ka përfunduar në burg. Në CV-në e ish sportistit figurojnë edhe disa precedentë të tjerë pasi më parë ai ka sulmuar me thikë një të afërm të bashkëshortes dhe pak pas daljes nga burgu, sulmoi një shok.

Gjatë gjithë jetës së tij, ish kampioni është martuar pesë herë, dy herë prej të cilave me bashkëshorten aktuale.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni