Home » Futboll » Skënderbeu mposht Freiburgin

Skënderbeu mposht Freiburgin

Skënderbeu mposht FreiburginKampioni në fuqi i Shqipërisë, Skënderbeu ka arritur një fitore të madhe në ndeshje miqësore.

Skuadra nga Korça është takuar me ekipin elitar të Bundesligës gjermane, Freiburg, në një takim miqësor në Spanjë, ku po i mbajnë përgatitjet dhe në fund kanë triumfuar me rezultat minimal 1:0, transmeton Telegrafi.

Golin e vetëm në këtë sfidë për shqiptarët arriti ta shënoj mesfushori i ardhur nga Kukësi, Gerhard Progni në minutën e 22-të të ndeshjes.

Deri në fund raste të mira shënimi pati edhe skuadra gjermane por mbrojtja e kampionëve të Shqipërisë ishte e vëmendshme dhe nuk lejuan të barazohet rezultati.

Në Freiburg luan edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi por që në këtë takim nuk është paraqitur fare.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni