Home » Futboll » Sir Alex Ferguson:Jose Mourinho është i pazëvendësueshëm te Reali

Sir Alex Ferguson:Jose Mourinho është i pazëvendësueshëm te Reali

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka lëshuar një mori lëvdatash në drejtim të homologut të tij, Jose Mourinhos, duke thënë se ai është i pazëvendësueshëm te Reali.

”Ju i shihni tërë këto spekulime për Mourinhon por ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. Të gjithë supozojnë se ai do të largohet por unë e kam dëgjuar këtë edhe vitin e kaluar, gjithashtu. Nuk jam i sigurt se ai do të largohet”.

”Ndoshta është e mundur sepse aty ku ka tym ka edhe zjarr dhe jam i sigurt që cdo klub do ta dëshironte atë. Ai nuk më ka thënë mu asgjë. Sidoqoftë, nuk e di se si mund ta zëvendësojnë atë. Mendoj se ka bërë punë të madhe atje”.

”Për një vlerësim i arsyeshëm i kohës së tij në Madrid, duhet të merret parasysh edhe se sa e mirë ka qenë Barcelona. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm”.

”A do të dëshironit ju ta lëshoni një trajner të kalibrit të tij? Nuk mendoj se Florentino Perez do ta dëshironte atë. Kështu që, ajo që harroni ato që po dëgjoni për Chelsean dhe ekipet tjera. Thjeshtë, mendoj se do të ishte e vështirë që Jose të largohej nga Reali pasi aty është në maje”, ka thënë Ferguson.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni