Home » Kampionati Anglez » Sir Alex Ferguson: Mourinho mund të më zëvendësojë

Sir Alex Ferguson: Mourinho mund të më zëvendësojë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Jose Mourinho është një kandidat serioz për ta pasuar vendin e tij në Old Trafford.

Gjatë incizimit të një dokumentari në Portugali, Sir Alex është pyetur nga një gazetar se a mendon që Mourinho mund ta zëvendësojë atë te Manchester United, ndërsa Ferguson është përgjigjur kështu: “Absolutisht, ai mund ta drejtojë çdo ekip”.

”Unë kurrë nuk kam menduar se një njeri që nuk ka luajtur futboll mund të bëhet një top menaxher, por ju duhet ta shikoni personalitetin e tij. Ai ka një personalitet të mrekullueshëm dhe shumë të fortë”.

“Më kujtohet konferenca e parë e tij për shtyp te Chelsea dhe unë menjëherë mendova, ‘Oh zot, ky qenka një bastard kryelartë’. Ai po ju drejtohej lojtarëve të tij me fjalët, ‘Dëgjoni, unë jam i veçanti, ne nuk humbin ndeshje’”.

“Ta marrtë dreqi, të vish në Angli, të jesh i ri dhe të thuash që je i veçantë? Ai e bëri këtë, por kjo i ndihmoi ekipit të tij të marrë vetëbesim dhe ta fitojnë kampionatin”, tha Fergie.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni