Home » Kampionati Anglez » Sir Alex Ferguson i kënaqur me Nanin

Sir Alex Ferguson i kënaqur me Nanin

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar ndikimin e zëvendësuesit Nani pas fitores 2-1 ndaj Reading në rundin e pestë të Kupës FA.

Portugezi u inkuadrua në ndeshje nga karrigia e rezervave për të shënuar një gol dhe për të asistuar në një tjetër.

“Kontributi i tij ishte i tmerrshëm. Menjëherë pasi u inkuadrua ai bëri dy goditje të shkëlqyeshme, një herë goditi shtyllën dhe një herë u mbrojt nga portieri. Në pjesën e dytë ai na dha golin e parë dhe kisha ndjenjën se ai do të na e fitojë ndeshjen”.

“Mendoj se ai e meritoi. Ai është një talent fantastik. Ju mund ta shihni se ai ishte në formë që kur u inkuadrua. Ai është një shtesë e mirë. Nëse ai e ruan formën, do ta bëjë punën time më të vështirë”, ka thënë Ferguson.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni