Home » Skijim » Simon Ammann më i miri në Sapporo

Simon Ammann më i miri në Sapporo

Zvicerani Simon Ammann është fitues i garës së 16-të individuale të kërcimeve në ski këtë edicion që në kuadër të Kupës së Botës është zhvilluar në Sapporo të Japonisë.

Ammann deri te triumfi i katërt në këtë edicion ka arritur me bilancin e përgjithshëm prej 293,1 pikë dhe kërcimet prej 139,5 dhe 135 metra. Vendi i dytë i ka takuar vendësit Noriaki Kasai, derisa i treti ishte austriaku Martin Koch. Me triumfin në qendrën skitare japoneze Ammann e ka rritur epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe tani ka 143 pikë më shumë se austriaku Gregor Schlierenzauer.

Ndërkohë fituesi aktual i Globit të madh të Kristaltë nuk ka marr pjesë në garat e zhvilluara në Sapporo, gjë të cilën e kanë bërë edhe disa nga kërcyesit më të mirë, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për pjesën e mbetur të edicionit dhe në veçanti për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Vankuver të Kanadasë. Garat e Kupës së Botës në kërcimet me ski do të vazhdojnë më 22 janar në qendrën skitare Zakopane të Polonisë.

Rezultatet

1. S. Ammann (Zvi) 293,1 pikë (139,5 m, 135,0 m)

2. N. Kasai (Jap) 255,7 (131,0, 123,0)

3. M. Koch (Aus) 255,4 (136,0, 119,5)

4. A. Hajek (Çek) 231,0 (127,5, 115,0)

5. A. Wank (Gjer) 230,5 (126,5, 116,0)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni