Home » Kampionati Spanjoll » Silva nuk largohet nga Valencia

Silva nuk largohet nga Valencia

David SilvaMesfushori spanjoll David Silva haptazi ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Valencia dhe se ofertat e skuadrave tjera të mëdha evropiane nuk i interesojnë aspak.

Silva 23-vjeçar të martën për mediumet spanjolle ka thënë se plotësisht është i fokusuar te ekipi i tij dhe Përfaqësuesja e Spanjës.

Kohët e fundit për shërbimet e Silvas janë interesuar ekipet si Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Liverpool, Juventus dhe Inter, të cilat kanë ofruar dëshpërblim deri në 30 milionë euro për transferimin e tij.

“Fakti është se me vite të tëra flitet për largimin tim nga Valencia, por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse jam totalisht i fokusuar te kjo skuadër”, është shprehur Silva.

“Jam i njoftuar që ka oferta për mua, por mund të them se prej fillimit nuk kam qenë i interesuar të largohem nga Mestalla”.

Mesfushori spanjoll ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2013.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni