Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina vazhdon mbizotërimin

Sigal Prishtina vazhdon mbizotërimin

Kampioni në fuqi, Sigal Prishtina, edhe edicionin pranveror e ka nisur furishëm, duke dëshmuar lojë të shkëlqyeshme në derbin e javës së 15-të të Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina shënoi fitore kundrë rivalit të përbetuar, Big Brother Bashkimit nga Prizreni, me rezultat 90:67. Djelmoshat e kryetrajnerit Arben Krasniqit, zbatuan detyrat më përpikëri dhe kjo ishte edhe çelësi kryesor për këtë triumf në hapje të stinorit pranveror.

Kampioni dëshmojë se është skuadër bindshëm më e mirë se të tjera skuadrat dhe do të jetë kandidati kryesor në luftë për tiullin e kampionit. KB Sigal Prishtina më këtë fitore ruajti epërsinë në kreun e tabelës me 29 pikë, duke e lënë pas vetes Trepçën me 27 pikë dhe BB Bashkimi bie i treti në tabelë me 26 pikë.

BB Bashkimit i mbetet në javët e ardhshme që të stabilizojë lojën dhe të rikthehet në binarë të duhur. Basketbollistët e Kosovës së Vushtrrisë nuk patën fat që të kthehen me fitore nga Mitrovica në përballje me klubin e Bambit. Vushtrriasit pësuan humbje me rezultat të ngushtë 80:76 nga Bambi.

Kosova sikur të ishin më të përqendruar lehtë kanë mundur të kthehen edhe me fitore. Basketbollistët e Kosovës megjithëse pësuan humbje dëshmuan lojë të mirë, por fati sportiv ishte kundër tyre. Sipas rezultatit ka qenë ndeshje mjaft interesante dhe atraktive edhe për ata pak adhurues që ishin në palestër.

Bambi më këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 19 pikë të tubuara, kurse Kosova e ruajti vendin e pestë me 20 pikë të fituara. Vushtrriasit nëse vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme më kësi lojëra do të jenë edhe skuadër që nuk do ta lëshojnë pozitën aktuale.

Kolegji Eurosport me gjithë fondin e varfër të basketbollistëve të papërvojë, por me një garniturë të basketbollistëve të rinj dhe të talentuar shënuan fitore me rezultat 98:78 kundër skuadrës së Dritës Gjilanit. Gjilanasit mezi ia kanë nisur edicionit pranveror për shkak të krizës financiare që kanë, por shpresojnë në vazhdim të kampionatit se do të gjejnë rrugëdalje nga kjo situatë e pakëndshme.

Rezultatet

Bambi-Kosova 80:76

Sigal Prishtina-BB Bashkimi 90:67

K. Eurosporti-Drita 98:78

Peja-Trepça 85:91

Tabela

1 Sigal Prishtina 15 14 1 1510:1072 29

2. Trepça 15 12 3 1333:1150 27

3. BB Bashkimi 15 11 4 1289:1071 26

4. Peja 15 7 8 1180:1119 22

5. Kosova 15 5 10 1136:1293 20

6. Bambi 15 4 11 1126:1239 19

7. K. Eurosport 15 4 11 1104:1300 19

8. Drita 15 3 12 1169:1506 18

Në javën e 16-të, më 23-24 janar takohen: Kosova-Trepça, Drita-Peja, BB Bashkimi-K.Eurosporti dhe Bambi-Sigal Prishtina. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni