Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina shkon në Pejë

Sigal Prishtina shkon në Pejë

Koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të mërkurën ka bërë të ditur se Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë, ani pse sipas tij, do të jetë një mision i pamundur.

Miftari thotë se Sigal Prishtina për hir të basketbollit dhe për të treguar se është skuadër profesionale do të udhëtojë për në Pejë. “Ne nuk kemi thënë se nuk do të udhëtojmë, por kemi thënë se është mision i pamundur ashtu siç patë deklaruar Peja në prag të ndeshje së dytë.

Për hir të basketbollit dhe për dëshmuar se ne jemi klubi profesional, Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë”, ka thënë Miftari. Ndeshja e tret finale e play-off-it luhet sonte në “Karagaçi” dhe nis në orën 20:15. Peja ka fituar dy ndeshjet e para dhe në rast se sonte sërish mund Sigal Prishtinën, atëherë edhe zyrtarisht do ta shpallet kampione e Kosovës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni