Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina nuk vazhdon kontratën me trajnerin Sabit Hadzic

Sigal Prishtina nuk vazhdon kontratën me trajnerin Sabit Hadzic

sigal-prishtina-nuk-vazhdon-kontrat-euml-n-me-trajnerin-sabit-hadzic_hdKlubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina, ka njoftuar sot se nuk e ka vazhduar kontratën e bashkëpunimit me trajnerin Sabit Hadzic.

Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi në faqen zyrtare në Facebook:

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina dhe trajneri Sabit Hadzic janë pajtuar që të mos vazhdohet kontrata deri në fund të sezonit.

Ne e falenderojmë trajnerin Hadzic për përkushtimin dhe udhëheqjen e ekipit tonë drejt fitores së Superkupës, sigurimin e kualifikimit në rundin e dytë në BIBL dhe duke regjistruar vetëm 3 humbje nga shtatori.

Kujtojmë se Hadzic kishte kontratë deri në dhjetor 2014.

Ne i dëshirojmë sukses trajnerit Hadzic”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni