Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina nuk ndalet, transferon edhe Nate Bowie (Video)

Sigal Prishtina nuk ndalet, transferon edhe Nate Bowie (Video)

sigal-prishtina-nuk-ndalet-transferon-edhe-nate-bowie-video_hdSkuadra kampione e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina, ka vazhduar përforcimet për vitin 2015. Pasi përforcoi radhët e veta me ish-lojtarin e San Antonio Spurs, Desmon Farmer, tani është përforcuar edhe me një basketbollist tjetër cilësor nga Amerika, Nate Bowie.

Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e klubit të Prishtinës të bërë në Facebook, ku tregohet për biografinë e lojtarit dhe statistikat e tij:

Ju njoftojme se KB SIGAL Prishtina ka nenshkruar me Nate Bowie.

Nate Bowie i lindur me 11 Qershor, 1986 eshte i gjate 183 cm. Bowie luan ne poziten e fundorit(organizatorit). Karriera e ketij basketbollisti eshte shume interesante ku nga nje lojtar pothuajse i panjohur ne kolegj, arriti suksese te jashtzakonshme ne basketbollin Evropian. Karriera e tij fillon ne vitin 2004 me Colby nga NJCAA, ku pas dy viteve i bashkohet skuadres Central Arkansas (NCAA). Sezonen e fundin ne Arkansas e perfundon me 30 loje te luajtura duke shenuar 17,5 pike per loje, 3,5 asistime, si dhe 1,9 kercime. Vlene te ceket se kete vit, Bowie ka qene koshashenuesi me imire ne ligen ku ka garuar skuadra e tij.

2009/2010

Pas kesaj aventure, Bowie gjene angazhim ne Kanade ne skuadren BC Titans. Me BC Titans, Bowie luan 10 loje, shenon 23,1 pike per loje dhe 3,2 assistime. Pastaj kalon ne Spanje ne skuadren Cambados. Bowie paraqitet 27 here, shenon 14,5 pike per loje, 3,4 kercime, 3,1 assistime, si dhe 1,6 topa te rrembyer, apo te vjedhur. Nga fundi i viti 2010, Bowie kthehet prap ne Kanada dhe nenshkruan per ekipen Yamhill Highflyers. Paraqitet 32 loje, shenon 23,8 pike per loje, 4,7 kercime, 6,6 assistime. Kjo paraqitje ne Kanada, zgjon kurreshtjen e disa skuadrave Evropiane.

2010/11

Destinacioni i pare ne Evrope e gjene Bowie-n ne Portugali tek skuadra Terceira Basket. Paraqitet 32 loje, shenon 25,6 pike per loje (koshashenuesi me imire ne lige), 6,7 kercime, 5,3 assistime si dhe 2,2 topa te rrembyer.

2011/12

Sezona 2011/12 e gjene Bowie-n me te etabluar ne basketbollin Evriopian dhe vendos ta kaloj edhe nje sezone ne Portugali, ne te njejten skuader. Bowie paraqitet ne 15 loje, shenon 19,1 pike per loje (prape me o miri ne lige), 3,5 kercime, 4,1 assitime si dhe 1,7 topa te rrembyer.

2012/13

Ne sezonen 2012/13, Bowie gjene angazhim ne Gjeorgji tek skuadra e njohur Gjeorgjeze, Rustavi. Bowie ne Rustavin shperthen totalisht. Luan 23 loje, shenon 21,9 pike per loje (me i miri ne lige), 6 kercime, 5,5 assistime si eht 3,3 topa te rrembyer (me i miri ne lige). Ne po te njejtin vit, transferohet tek skuadra e mirenjohur nga Ukraina, Kryvbasket. Luan 19 loje, shenon 10,8 pike per loje, 2,6 kercime, 5,0 assistime si dhe 1,3 topa te rrembyer.

2014/15

Forma e mire si dhe cilesia ne ngritje e Bowie-t zgjon interesim tek skuadra e Aries Trikalla nga Greqia. Luan deri ne fund te vitit 2014 ku pastaj i bashkangjiten klubit tone te dashur. Tek Trikalla paraqitet 10 loje, kalon 26,9 minuta ne parket, shenon 10,2 pike per loje, 2,2 kercime, 6 assistime (me i miri ne ligen Greke), si dhe 1,2 topa te rrembyer.

Nate Bowie gjate karrieres se tij ka fituar trofe dhe cmime te rendesishme te cilat flasin per cilesit e ketij lojtari. Lista eshte e gjate, por po permendim vetem disa ne vijim:
– lojtar i vitit ne Portugali,
– lojtari me i mire ne mbrojtje ne Portugali,
– zgjedhet ne peseshen e pare ne Protugali.

Pastaj,
– lojtar i vitit ne Gjeorgji,
– Fundori i vitit ne Gjeorgji,
– Lojtari me i mire mbrojtes ne Gjeorgji etj.

Dhe se fundmi, tiparet me karakteristike te ketij lojtari jane organizimi i lojes, shenimet, si ne depertime po ashtu edhe jasht vijes 7 metra, mbrojtja si dhe energjia qe ky lojtar rezonon ne parket. Si trivialitet, ky lojtar ka arritur ti fitoj zemrat e tifozeve ne te gjitha skuadrat qe ka luajtur deri tani.

Mirë se vjen ne shtepine e kampioneve”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni