Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina mund të vazhdojë garën me dy të huaj

Sigal Prishtina mund të vazhdojë garën me dy të huaj

Sigal Prishtina në stinorin vjeshtor të BKT Superligës është paraqitur me tre basketbollistë të huaj. Por skuadra më e suksesshme e pasluftës në basketbollin kosovar, në pranverë mund të luajë me vetëm dy të huaj në përbërje.

Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të enjten gjatë prezantimit të përforcimit më të ri të kësaj skuadre, amerikanit Akida McLain.

Përveç McLainit, pjesë e Prishtinës është edhe fundori amerikan Devan Downey, që luajti edhe në vjeshtë për këtë skuadër. Ndërkohë pas përfundimit të stinorit vjeshtor me skuadrën e kaltër u ndanë Adam Waleskowski e Jeremy Price. Prishtina ka hasur në vështirësi për të gjetur zëvendësime për dy të larguarit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni