Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina mund Pejën 103:76

Sigal Prishtina mund Pejën 103:76

Sigal Prishtina mund Pejën 103:76Skuadra kampione e Kosovës në basketboll fitoi më lehtë nga që pritej nga rivali i tyre i vetëm në ETC Superligë.

Largimi i Samir Shaptahoviqit drejt SHBA-ve ka lënë zbraztësirë të madhe te ekipi i Pejës dhe kjo është vërejtur të mërkurën kur skuadra verdhezi ishte një kundërshtar i lehtë për kampionin, Sigal Prishtina në kryeqytet. Prishtinasit shënuan fitore me rezultatin 103:76, ndërsa pejanët nuk arritën të angazhojnë as përforcimin e fundit, Jaleel Nelson.

Sigal Prishtina me këtë fitore tani kryeson e vetme në ETC Superligë pas 16 javësh të zhvilluar me 31 pikë apo 1 më shumë se Peja.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni