Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina me 27 pikë

Sigal Prishtina me 27 pikë

basketSigal Prishtina e përfundoi e para me 27 pikë stinorin vjeshtor në Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës, kampion në fuqi, kanë qenë shumë më të mirë për gjatë gjithë stinorit se klubet të tjera. Kapiteni i kësaj skuadre, Edmond Azemi, ka thënë se nuk ka qenë edhe liga e dobët si mendojnë disa të tjerë, por sipas tij, skuadrat ishin të forta sikurse në kampionatet e kaluara.

“Sigal Prishtina ka pasur konkurrencë të fortë në këtë stinor vjeshtor. Kemi pasur një BB Bashkimi, që në kampionatin e kaluar na ka pas mposhtë me 20 pikë epërsi, por këtë edicion Sigal Prishtina ishte ajo që e mposhti dy herë radhazi: në Prizren dhe në Prishtinë. E dyta, edhe Trepça dhe Peja kanë qenë klube mjaft të forta. Pejën mezi e kemi mundur me tri epërsi në Pejë, ndërsa Trepça ka qenë rival mjaft kompakt.

Çelësi i këtij suksesit që ka pasur klubi ynë ka qenë sa ka punuar më mirë në përgatitjet gjatë verës, por edhe së bashku luajmë vite të tëra. Sigal Prishtina ka qenë më e përgatitur, më e komponuar dhe natyrisht rezultatet kanë fryt i kësaj. Në anën tjetër kemi pasur edhe dy përforcime të mira, siç është Yll Kaçaniku, basketbollist më përvojë, por edhe ardhja në fund e Gazmend Sinanit, e bënë klubin tonë më komplet.

Të vetëm mungesë në repartin e qendrës e kemi pasur dhe shpresojmë se në pranverë edhe këtë pozitë do të jemi kompalet. Sigal Prishtina e ka merituar titullin e kampionit, dhe pasqyra më e mirë janë lojërat cilësore dhe rezultatet që kemi dëshmuar në çdo takim”, tha Azemi. Basketbollistët e Trepçës me lehtësi shënuan fitore kundër Kolegjit Eurosport në Prishtinë. Mitroivicasit bënë me dije se janë njëra prej skuadrave që mëtojnë edhe titullin e kampionit në vazhdim të kampionatit. Nga Kolegji Eurosport ishte pritur më tepër në pjesën vjeshtore, por nuk ka mundur të ketë rezultate më të mira, duke pasur parasysh edhe mungesën e

Rezultatet

Sigal-Prishtina-Drita 129:71

K. Eurosporti-Trepça 63:86

Bambi-BB Bashkimi 69:74

Tabela

1. Sigal Prishtina 14 13 1 1420:1005 27

2. BB Bashkimi 14 11 3 23 1222:981 25

3. Trepça 14 11 3 1240:1065 25

4. Peja 13 7 6 1027:956 20

5. Kosova 13 4 9 891:1145 17

6. Bambi 14 3 11 1056:1164 17

7. K. Eurosporti 14 3 11 1006:1232 17

8. Drita 14 3 11 1091:1408 17

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni