Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve

Sigal Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve

Sigal Prishtina synon të fitojë edhe derbin e tretë brenda katër javëve. Pas triumfit ndaj Pejës (66:59) e Trepçës (69:64), kapiteni Edmond Azemi pret fitore edhe kundër skuadrës së Sigkos Bashkimit.

Sigal Prishtina të mërkurën (sot, 19:30) pret ekipin nga Prizreni në ndeshjen e javës së 12-të të BKT Superligës. Skuadra bardhekaltër i prin renditjes së bashku me Pejën, me nga 21 pikë të mbledhura.

Sigkos Bashkimi mban pozitën e tretë me 18 pikë.Sigal Prishtina nuk di për humbje këtë edicion prej xhiros së dytë, kur u pati mposhtur nga Peja (98:67), e cila të dielën e shkuar mposhti Sigkos Bashkimin në Prizren (88:67).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni