Home » Basketboll, Eurobasket » Sigal Prishtina gati për ndeshjen e dytë të çerekfinales

Sigal Prishtina gati për ndeshjen e dytë të çerekfinales

Sigal Prishtina gati për ndeshjen e dytë të çerekfinales Sigal Prishtina sot (e mërkurë) do të zhvillojë takimin e dytë çerekfinal ndaj skuadrës rumune SCM U Craiova, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Takimin e parë të zhvilluar në Rumani e fitoi skuadra e Sigal Prishtinës me katër pikë epërsi, ndërsa të njëjtën gjë do të mundohet ta përsërisë edhe sot para tifozëve të vet.

Kjo përballje është cilësuar për Prishtinën si ‘ndeshja e vitit’, duke e ditur rëndësinë e madhe që ka.

Prishtinës i duhet patjetër fitorja, pasi gjysmëfinalisti do të kuptohet me koshaverazhin total nga të dyja përballjet.

Takimi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Craiova-s do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:30.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni