Home » Basketbolli i Kosovës » Sigal Prishtina arrin rekordin – 12 fitore radhazi

Sigal Prishtina arrin rekordin – 12 fitore radhazi

basketboll 9Shikuar në përgjithësi basketbolli i Kosovës ka rënie në cilësi dhe nuk është cilësorë sikurse në disa kampionatet e kaluara. Shikuar BB Bashkimin, Trepçën e Pejën nuk kanë ndonjë basketbollistë të cilësisë së lartë, por megjithatë po mbahen mirë.

Fakti më i mirë është se në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja, ka pasur vetëm 400 shikues, kjo dëshmon më së miri se shikueshmëria është në rënie me përjashtim në Prizren dhe në Mitrovicë që ka një numër më të madh.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës shënuan një fitore të rëndësishme me 20 pikë epërsi (80:60) ndaj Pejës, në javën e 12-të të Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll. Kjo është fitorja e 12-të më radhë e tyre dhe njëherësh janë e vetmja skuadër e pamposhtur deri më tash. Sigal Prishtina që është lidere e tabelës njëherësh edhe kampion në fuqi, menjëherë pas ndeshjes e ka përqendruar vëmendjen në Mitrovicë, kur të mërkurën i pret sprova më e vështirë e kampionatit ndaj Trepçës së disponuar që kohët e fundit po dëshmohet me lojëra gjithnjë e më të mira.

Më i merituari për fitoren e lartë të prishtinasve ndaj pejaneve padyshim ka qenë kapiteni Edmond Azemi, i cili është edhe “alfa omega” e kësaj skuadre. Kryetrajneri Arben Krasniqi e ka në si synim ta përfundoi edicionin vjeshtor me 14 fitore, që do të ishte njëra prej rekordeve më të mëdha të klubit bardhë e kaltër. Mirëpo, shikuar në përgjithësi basketbolli i Kosovës ka rënie në cilësi dhe nuk është cilësorë sikurse në disa kampionatet e kaluara. Shikuar BB Bashkimin, Trepçën e Pejën nuk kanë ndonjë basketbollistë të cilësisë së lartë, por megjithatë po mbahen mirë. Fakti më i mirë është se në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja, ka pasur vetëm 400 shikues, kjo dëshmon më së miri se shikueshmëria është në rënie me përjashtim në Prizren dhe në Mitrovicë që ka një numër më të madh.

Trepça ka fituar derbin e javës ndaj Bambit dhe tashmë mendon ta gjunjëzoi e para Sigal Prishtinën. Drejtuesit e Trepçës thonë se janë të mobilizuar në tërësi dhe presin fitore ndaj kampionit në fuqi. Big Brother Bashkimit që ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës, e cila po përballet me krizë jo vetëm financiare. Prizrenasit ruajnë pozitën e dytë dhe janë të bindur se edhe stinorin vjeshtor do të përfundojnë të dytët në tabelë.

Rezultatet

Kosova-K. EuroSporti 82:70

Sigal Prishtina-Peja 80:60

Bambi-Trepça 74:86

BB Bashkimi-Drita 116:81

Tabela

1. Sigal Prishtina 12 12 0 1210:850 24

2. BB Bashkimi 12 9 3 1050:872 21

3. Trepça 12 9 3 1072:921 21

4. Peja 12 6 6 843:893 18

5. Kosova 12 4 8 843:1046 16

6. Bambi 12 3 9 896:1006 15

7. K. Eurosport 12 3 9 880:1052 15

8. Drita 12 2 10 1040:1202 14

Në javën e 13-të, 1-13 dhjetor takohen:BB Bashkimi-Kosova, Drita-Bambi, Trepça-Sigal Prishtina dhe Peja – Kolegji Eurosport. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni