Home » Hendboll » Si paguhen hendbollistët?

Si paguhen hendbollistët?

Vazhdon avazi i vjetër nëpër klubet e hendbollit të Republikës së Kosovës. Katër klubet, Kastrioti i Ferizajt (femra-meshkuj), Besa Famiglia nga Peja (meshkujt) dhe Prishtina (femrat) ende e mbajnë të fshehur sesa i paguajnë hendbollistet me paga mujore.

Askush nuk e ka të qartë pse nuk duan të bëjnë të ditur pagat të hendbollistëve apo të hendbollisteve. Burimet të besueshme nëpër klube dhe vetë disa nga hendbollistet dhe hendbollistët që nuk duan t’i përmendet emri thonë se paga më e lartë është 500 euro dhe më e vogla 200-150 euro.

Kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), Izet Rushiti, tha se ka përenduar koha kur hendbollistët e skuadrës së tij i kanë marrë paratë kesh, tash do të marrin nëpërmjet bankës. “Sivjet kemi aplikuar sistemin e ri. Hendbollistët të gjithë janë me kontrata dhe secili do të merr pagën në xhirollogarinë bankare dhe jo sikurse deri më tash me para kesh.

Sistemi i ri do të jetë shumë produktiv, sepse të gjitha të hyrat, por edhe ato që dalin do të dihen saktësisht”, tha Rushiti. Ai nuk ka pranuar të tregoi sesa është paga e një hendbollistit më e lart dhe më e vogël.

Burimet brenda skuadrës ferizajase thonë se paga më e lartë e hendbollistit sillet deri 500 euro dhe më e vogla 200 euro. Rushiti tha se klubi qëndron mirë financiarisht, por pret edhe ndihmën e komunës. Kuvendi Komunal i Ferizajt ende nuk iu ka lëshuar asnjë centi klubit të Kastriotit. “Kuvendi Komunal ka premtuar se do të na ndihmojë financiarisht dhe mjetet pritet të lëshohen brenda këtyre ditëve”, tha Rushiti. Kryetari i klubit tha se pret 10-15 mijë euro t’i lëshohen nga Kuvendi Komunal i Ferizajt. Kastrioti wshtw kampion dhe merr pjesw nw garat e kupës sw EHF-it.

Të huajt me para në bankë, vendorët me para kesh!

Në klubin e hendbollit Besa Famiglia nga Peja, e cila merr pjesë në kupën e fituesve të kupave evropiane, hendbollistët paguhen sipas dëshirës. “Realisht hendbollistët e huaj pagat i marrin në xhirollogarinë bankare, ndërsa hendbollistët vendas me paratë kesh.

Kjo nuk është problem, sepse fundja hendbollisti vet mund të zgjedh, dhe sipas dëshirës si dëshiron të paguhet nëpërmjet bankës apo me paratë kesh. Një lajm interesant mund të ua jap se Besa sivjet do të jetë aq e fortë, aq ndryshe sa askush nuk do të mund të besoj”, tha Hamëz Idrizi, sponsor i KH Besa. Ai nuk dha detaje sesa mjete do të investohen për një Besë aq të fortë, por mbetet të ulet të bisedojë me kryesinë dhe me kryetarin e Kuvendit Komunal të Pejës.

Si qëndrojnë KH Prishtina e KH Kastrioti?

Prishtina kampione në konkurrencën e femrave që do të jetë pjesëmarrëse në kupën e EHF-it as që e qan kokën të mendojë për pagesën e hendbollisteve. “Qe tri vjet hendbollistet tona pagat i marrin nëpërmjet pagës ashtu si jemi marrë vesh në bazë të kontratës.

Këtë model e kemi aplikuar të parët dhe që ka qenë shumë i frytshëm. Mendoj se çdo vit i ka specifikat e veta, por dorën në zemër nuk jemi edhe gjithaq keq me mjete financiare. Prishtina ndihmohet nga disa sponsorë dhe mbahet mirë si klub. Kemi në plan të investojmë aq sa e kemi buxhetin dhe të bëjmë një skuadër ashtu si i ka hije”, tha Zariqi.

Ai pret si shumë klube të tjera, jo vetëm të hendbollit, që Kuvendi Komunal i Prishtinës t’i ndihmojë më mjete financiare. Zariqi tha se nuk e di as vetë sa mjetet do t’ia ndanë Kuvendi Komunal i Prishtinës, por sipas tij, diçka do t’i ndahen. Edhe sponsori kryesor i Kastriotit të Ferizajt (femrat), Ahmet Hysenaj – Petrova, tha se dhënia e parave nëpërmjet bankave është për të e pëlqyeshme dhe se shpejti do të aplikojnë si klub. “Edhe pse i kemi dhënë pagat në dorë mendoj se shumëçka ka shkuar në rregull. Si risi mund të them se të gjitha pagat që i kemi dhënë i kam të regjistruar dhe centi për centi dihen se sa janë shpenzuar dhe sa ka të dalura.

Mirëpo, si kryesi do të ulem se shpejti dhe do të bëjmë që pagat të jepen nëpërmjet bankave, sepse do të jetë një model shumë më i mirë edhe për ne”, tha Hysenaj. Edhe ai si shumë drejtues të klubeve të tjera pret ndihmën e Kuvendit Komunal se përndryshe do të jetë vështirë të përballohet të gjitha ato shpenzimet.   /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni