Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Shumë yje të futbollit do të jenë në shortin e së premtës

Shumë yje të futbollit do të jenë në shortin e së premtës

logo_fifa_2010_400_bordersShumë emra të mëdhenj do të jenë në shortin e Kampionatit botëror që do të hidhet të premten në orën 19.00. interesim i jashtëzakonshëm mbretëron edhe te shikuesit anekënd botës.

Mbi 200 milion shikues parashikohet se do të ndjekin shortin e finaleve të Kampionatit Botëror, e që do të transmetohet direkt në më shumë se 200 vende. Shorti pritet me një interesim të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. 2000 të ftuar specialë dhe më shumë se 1700 përfaqësues të medias do të përcjellin çdo detaj, përshtypje dhe emocion pas njohjes së tetë grupeve në Kupën e Botës.

Një vit përgatitje, 5000 orë pune për të dhuruar një spektakël dhe shou, ku në Kejp Taun do të jenë 80 artistë. Një film do të shërbejë si një shije mirëseardhje për turneun që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik 2010. Programi i shortit do të hidhet në një ambient gjigant prej 4800 m2, ku janë përdorur midis të tjerash 6.5 ton hekur, 1600 m2 materiale të printuara. Shorti do të hidhet në orën 19:00 dhe do të zgjasë 90 minuta.

Përveç presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma dhe atij të FIFA-s, Joseph Blatter të pranishëm do të jenë edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror si Mishel Platini, Franc Bekenbauer, Euzebio dhe Roxher Milla. Nelson Mandela do të drejtohet me një video-mesazh. Shorti do të drejtohet nga fituesja e Akademisë së Afrikës së Jugut, Charlize Theron, e asistuar nga sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherome Valke. Në short do të jetë edhe Devid Beckham.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni