Home » Kampionati Francez » Shumë interesant, Auxerre lider

Shumë interesant, Auxerre lider

OFRSP-FOOTBALL-L1-AUXERRE-20090729Pak kush ka pritur se skuadra e futbollit Auxerre do të jetë në krye të renditjes së tabelës me 26 pikë pas javës së 13-të të Kampionatit të Francës në futboll. Auxerre në derbin e javës e ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 Monacon shumë të fortë.

Kjo fitore e çoi Auxerren në kreun e tabelës, duke e bërë mëtuese në luftë për titullin e kampionit. Befasia e kësaj jave ishte humbja e papritur e liderit të deritashëm, Bordeaux nga skuadra e Valenciennes.

Mysafirët fituan me rezultat 0:1 dhe mjaftoi që ta rrëzojnë Bordeauxin nga lideri. Lyon ishte shumë i favorizuar për të fituar si mysafirë me Grenoblen, por çuditërisht mbeti baras, 1:1. Lyon barazoi me një skuadër që ende s’ka fituar dhe për 13 javë ka tubuar vetëm dy pikë. Kjo ishte befasi në vete që madje ka tronditur adhuruesit e skuadrës së Lyonit.

Rezultatet

Auxerre – Monaco 2:0

Rennes – Le Mans 2:1

Lens – Nancy 2:1

Grenoble – Lyon 1:1

Bordeaux – Valenciennes 0:1

St. Etienne – Lorient 0:2

Nice – Toulouse 1:0

Tabela

1. Auxerre 13 8 2 3 15:10 26

2. Bordeaux 13 8 1 4 20:10 25

3. Lyon 13 7 4 2 23:17 25

4. Lorient 13 7 3 3 22:11 24

5. Valenciennes 13 7 2 4 24:16 23

6. Marseille 12 6 4 2 23:15 22

7. Monaco 13 7 1 5 16:13 22

8. Montpellier 12 6 3 3 19:16 21

9. Nice 13 6 2 5 16:21 20

10. Rennes 13 5 4 4 19:13 19

11. Toulouse 13 5 3 5 14:11 18

12. Nancy 13 5 2 6 18:19 17

13. Paris St-Germain 12 4 4 4 17:13 16

14. Lille 12 4 4 4 14:14 16

15. Sochaux 12 5 0 7 13:19 15

16. Lens 13 4 3 6 13:21 15

17. St. Etienne 13 4 1 8 10:17 13

18. Boulogne 12 2 3 7 9:22 9

19. Le Mans 13 2 2 9 11:20 8

20. Grenoble 13 0 2 11 6:24 2 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni