Home » Formula 1 » Shumaher, reklamë për MotoGP: Emocione që F.1 nuk t’i jep!

Shumaher, reklamë për MotoGP: Emocione që F.1 nuk t’i jep!

Shumaher40 vjeç dhe shtatë herë kampion bote në Formulën 1, Michael Shumaherit ende nuk i është shuar dashuria e tij për çdo vend që ka një rrugë të asfaltuar.

Nuk ka rëndësi mjeti, Shumi është i vendosur që të mbërrijë gjithmonë i pari, edhe pse kjo nuk ishte e mundur në garën 8 orëshe të motorave të Osberslebenit, për arsye avarie.

“Lidhja ime me motorat është e gjatë. Ajo lindi në vitin 1994, kur bleva një motor Honda 600 kubikësh. Udhëtoja me të nga Shtutgarti në shtëpinë time në Zvicër, por e shita brenda pak kohësh dhe bleva një “Harley”.

Në 2005-n provova një Dukati MotoGp në Muxhelo dhe që prej atëherë kam provuar edhe KTM, apo motora të “Superbike””, thotë Shumi, i cili shpjegon lidhjen e tij me motoçiklizmin.

“Të pilotosh një motor, me asfaltin shumë pranë, të jep një ndjesi shumë të natyrshme. Eshtë ndryshe nga makinat e garave, shumë ndryshe. Një aventurë e re dhe talenti im për të drejtuar makinat nuk më ndikon për asgjë”.

Një legjendë në Formulën 1, Shumakeri ka idhujt e tij në botën e MotoGP-së. “Kam disa vjet që e ndjek MotoGP-në. Gjithmonë kam qenë një tifoz i Kevin Shvantzit dhe më pas i Mik Duhanit, një prej miqve të mi më të mirë në botën e garave. Jemi kom shinj në Monako dhe stërvitemi e kalojmë shumë kohë së bashku.

Miku gjithmonë më ka thënë se jam i çmenduar që vendosa të merresha me motora, kështu që nuk kam patur ndonjë mbështetje të madhe nga ana e tij, por tani ka ndryshuar mendim”.

Shumaheri komentoi edhe përvojën e tij të parë me një motor Dukati në Muxhelo. “Ishte një shok i madh për mua. Bëhej fjalë për një motor 1 000 kubikësh dhe fuqia e tij ishte mbresëlënëse. Muxhelo ka një kthesë të gjatë me një malore përpara një kthese 180 gradë.

Nuk e pashë mirë kthesën, kështu që u detyrova të frenoja shumë fort në fund dhe motori për pak më hodhi jashtë rruge. Nuk më pëlqeu shumë dhe aty e kuptova se sa e rrezikshme është të merresh me motorat”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni