Home » Futboll » Shtyhet për nesër takimi Inter – Bayern për Shaqirin

Shtyhet për nesër takimi Inter – Bayern për Shaqirin

shtyhet-p-euml-r-nes-euml-r-takimi-inter-ndash-bayern-p-euml-r-shaqirin_hdFati i Xherdan Shaqirit më së fundmi do të sqarohet nesër, pasi Interi dhe Bayern Munichu kanë vendosur që të takohen drejtpërdrejt për të vendosur mbi situatën.

Eksperti më i madh i merkatos në botë dhe i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka njoftuar se drejtuesit e Interit dhe Bayernit gjatë gjithë ditës kanë qenë në kontakt për të gjetur një marrëveshje për futbollistin shqiptar.

Megjithatë zyrtarët e klubeve kanë aranzhuar një takim për nesër (e enjte) ku do të takohen në Munich për të sqaruar përfundimisht situatën dhe ku do të vendoset edhe fati i Shaqirit.

Janë Marco Fassone dhe Piero Ausilio, drejtorët e Interit që qysh nesër në mëngjes do të udhëtojnë drejt Munichut për të përmbyllur marrëveshjen për transferimin e Shaqirit, pasi një gjë të tillë e bënë me lojtarin shqiptar.

Problemi qëndron tek oferta e Interit, që nuk po i pëlqen Bayernit, pasi që bavarezët kërkojnë 17 milionë euro në total, kurse Interi nuk ofron në total më shumë se 15 milione euro.

Megjithatë besohet se Franz Beckenbauer dhe Karl Heinz-Rumnenigge do të intervenojnë për shkak të miqësisë së tyre me klubin italian për të lëshuar pe dhe që lojtari të kalojë te Interi ku do të kishte minutazhë më të madhe, gjë që nuk e gjeti te Bayerni.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni