Home » Boks » Shtyhet kampionati në boks

Shtyhet kampionati në boks

logoboksiZyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës e patën caktuar me 13 dhjetor që të mbahet Kampionati Individual i Kosovës në boks, por e panë të arsyeshme që të shtyjnë për 19 dhjetor.

“E kishim në program kampionatin ta mbajmë me 13 dhjetor në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, por u desh të shtyjmë për javën e ardhshme. Arsye që e kemi shtyrë kampionatin janë zgjedhjet lokale që do të zhvillohen të dielën në Republikën e Kosovës.

Më këtë garë edhe do të përfundojmë aktivitetet për këtë vit, që besoj se ka qenë mjaft i suksesshëm. Prandaj, pas kësaj gare, do të organizojmë edhe ceremoninë e shpalljes së boksierit më të mirë të vitit 2009”, tha Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni